Page 42 - Demo
P. 42
Figura Kuptimi ShembulliApostrofi Ndërhyrje emocionale me anën e së cilës thërrasim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla ose të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojmë kështu në ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve. “Lamtumirë o mori Shkodër!Lamturmirë, o ti Cukal!Zhduket Buna nën një kodër,Zhduket Drini nën një mal.”Ndre MjedjaAnafora Përsëritja e një fjale a grupi fjalësh në fillim të dy a më shumë vargjeve dhe fjalive.\anës dritës i paparë,pranë sofrës i pangrënë,pranë dijes i panxënë,\ Fan NoliEpanalepsa Përsëritja e një fjale a togu në fund të vargut të parë dhe në fillim të vargut të dytë.\prej ortiqesh kah po bijn nër gropa...\Martesa e HalilitEpifora Përsëritja e së njëjtës fjalë në fund të disa vargjeve.“Se gjith grat e krahinës ku janëse gjith vashat e Jutbinës ku janëbash si motra qi po m'duken.” Martesa e HalilitFigura të fjalorit poetik (leksikut)Figura Kuptimi ShembulliSinonimet Fjalë të ndryshme me kuptime të ngjashme apo të njëllojta që janë të zëvendësueshme me njëra-tjetrën. “Do të tretem, të kullohem,Të digjem, të përvëlohem,Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,Njëri-tjatërin të njihni”.N. FrashëriAntonimet Fjalë me kuptim të kundërt, që i përkasin së njëjtës klasë fjalësh.“Vetëm ti në grackëShqipëri nuk re,E vogla vigane,e moçmja e re.”I. KadareHomonimet Fjalë që shkruhen dhe shqiptohen njëlloj, por kanë kuptime të ndryshme. “Tekdo që vetethotë me vete.”Çajupi40 Gjuhë

