Page 420 - Demo
P. 420


                                    duke përshkallëzuar imazhin dhe zgjerohen prapë me një metaforë tjetër (“nji rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose në valë, në kurrizin e nji vale të liqenit të vogël artificial”).Në vijim të tekstit, kjo përsëritet sërish. Ngarkesa e dendur e figuracionit është e dukshme, por edhe imazhi që krijon lexuesi i përkushtuar është i mrekullueshëm.Kritika vetë, tregimet e Pashkut i ka quajtur si tregime të figurshme, tregime pa fabul klasike, tregime të situatave simbolike, deri edhe tregime fantastike. Emërtimi i fundit (tregime fantastike) ka këtë kuptim: Pashku e sendërton realitetin në funksion të ndërtimit të figurës (figuracionit letrar). Duke bërë këtë, ai intensifikon simbolin, metaforën e bashkë me to edhe efektin alegorik me shumëkuptimësi interpretimi për lexuesin. Gjatë këtij procesi, një pjesë e këtyre figurave kalojnë si imazhe dhe si veprim në kuadrin fantastik, madje duke ndryshuar domethënien.Kështu, “tymi” e “zjarri” janë dy simbole që dallohen qartë te tregimi “Kulla”, të cilat jo në të gjitha tregimet kanë marrëdhënien e mbyllur shkakpasojë (ku është tymi do të jetë edhe zjarri e anasjelltas).Kjo lloj teknike i shkon mjaft përshtat tregimit të Pashkut, i cili, siç përmendëm, shfaqet pa një fabul klasike, duke vënë në plan të parë përpunimin e një gjuhe me figurativitet të theksuar.Një tipar tjetër i tregimit të tij është edhe pozita e rrëfimtarit, që zakonisht nuk përputhet me autorin, veç rasteve kur bëhet nisja e veprës: “Dje e varrosën plakën, kurse tash jam i etur; gotën e ujit nuk e shoh në komodinë” (“Kulla”); “Kur kishte zënë të ngjitej nëpër atë përpjetëze - thotë përralla për të, përralla për të dhe tërë atë dashurinë e tij jo të rëndomtë - kishte pasë rënë terri” (“Floçka”); “Kështu: kamerieri me smoking të bardhë i solli pije mister Benxhaminit, që rrinte ulur në vendin e vet të zakonshëm, atje para orkestrës së madhe duke lëmuar thonjtë e bukur të gishtave të vet të gjatë, dhe shkoi” (“Falimentimi i një zotërie”).Siç mund të shihet nga hyrjet e dhëna më sipër, autori del më shumë në zërin e rrëfimtarit. Ky i fundit herë është pjesë e historisë, siç ndodh te “Kulla” (vini re vetën e foljes), herë është dëshmues i jashtëm, si te rasti i “Floçkës”, herë është udhërrëfyes përsëri i jashtëm po i një ngjarjeje me distancë kohore të matshme dhe jo fantastike (si te “Floçka”). Këtë e vëmë re te shembulli i fillimit të tregimit “Falimentimi i një zotërie”, që dhamë më sipër.Në tregimet e Anton Pashkut vihen re ndikime të theksuara të letërsisë moderne europiane. a) Një nisje e tillë, kaq lakonike dhe e ftohtë si kjo e “Kullës”: “Dje e varrosën plakën, kurse tash jam i etur; gotën e ujit nuk e shoh në komodinë”, të bën të mendosh menjëherë për Albert Kamynë dhe personazhin e tij Merso tek “I huaji”, i cili vepron në mënyrë telegrafike, ashtu si fjalitë e ftohta e të akullta të telegramit që i lajmëronte vdekjen e së ëmës (Nëna vdiq. Varrimi nesër. Ngushëllime të sinqerta.).b) Po kështu, përsëritjet e shumta si me një fjalë, po veçanërisht me grupe fjalësh, janë parë si ndikime të letërsisë moderne, të ngjashme edhe me Xhojsin (Pashku e përpunon më tej gjuhën në këto përsëritje, duke e ngarkuar me figura, siç ishte pjesa ilustruese në fillim e marrë nga romani “Oh”). Në këtë paragraf të shkëputur nga Xhojsi, “Portret i artistit në rini”, mund të vërehet pohimi i mësipërm: “Në fillim duhej të kalonin pushimet e mandej semestri i ardhshëm e mandej sërish pushimet e mandej prapë një semestër e mandej prapë një semestër e mandej prapë pushime. Kjo qe si puna e trenit, që hyn e del nëpër tunele, e treni qe si ajo zhurma e konviktorëve duke ngrënë në mensë, ndërsa ti hap e mbyll vrimat e veshëve.) Semestër, pushime; tunel, dalje, zhurmë, ndalesë.” Le të krahasojmë pjesën e Xhojsit me këtë fragment të marrë nga tregimi i Pashkut “Anija e dehur”: “Ktheu kryet vrik dhe atje pa nji grumbull stërpikash: dy valë u përpoqën dhe u coptuen. 418 Letërsi
                                
   414   415   416   417   418   419   420   421   422   423   424