Page 421 - Demo
P. 421
Mbetën aty, ku u ndeshën. E barka e tij luhatej në shpinë të asaj vale. Por, as aty nuk ndejti shumë. Kërceu në shpinë të valës. Tjetër. Kërcente prej valës në valë dhe vala valës ia jepte barkën”.Nuk është e vështirë të dallohet përsëritja e së njëjtës fjalë me një ritëm monoton. Te Pashku, kjo gërshetohet me metaforat që përshkruajnë gjendjen, duke ndryshuar madje edhe konceptimin për një veprim të njohur (është varka që kërcen nga vala në valë, kurse këtu del që edhe vala i bart valës barkën). Imazhi është i prekshëm, i imagjinueshëm dhe mjaft poetik.Përsëritjet ndihmojnë shumë kompozicionin e këtyre veprave që vënë në radhë të parë hulumtimin e së brendshmes, të pavetëdijshmes (introspeksionit) në nivel të së ndërgjegjshmes, ashtu dhe të së pandërgjegjshmes. Po kështu, ndihmojnë edhe rikthimin në të shkuarën (retrospeksionin) apo edhe zbulimin e gjendjeve të brendshme në të tashmen e të ardhmen. “Thuajse diçka e therte në tamtha. Kishte njëfarë përshtypje se sharronte. Nganjëherë i dukej se sharronte, vrik sharronte dikah, por shpejt ndalej dhe në ato çaste të thuash se e shtynte diçka përpjetë. Kjo gjë ia shtonte mundin edhe më tepër. I dukej e rëndë ajo gjendje. Por ajo zgjaste. I dukej se do të zgjasë deri në pambarim ai sharrim dhe ajo çuarje përpjetë. Sharronte e çohej vazhdimisht. Mirëpo, më shumë sharronte. Dikah sharronte, thellë sharronte dhe dikur iu duk sikur u ndal diku” (“Anija e dehur”). Ndjesia e zbulimit të brendshëm, së cilës i vishet edhe efekti gërryes që theksohet edhe nga kuptimi e përsëritja e foljes “sharroj”, përcillet si imazh nga aliteracioni që krijon kjo përsëritje (sharronte, sharrim).Tematikat që hasen në tregimeNë veprat e Pashkut, studiuesit kanë dalluar disa tematika, të cilat përvijohen më tej në motive më të detajuara (megjithëse, në jo pak raste, disa motive gërshetohen në një vepër). Kështu është dalluar:tematika e dashurisë, që degëzohet më tej me dashurinë e humbur, dashurinë e tretur e deri te dashuria si mungesë (“Nën qarr po rrinte vasha”; “Floçka”);vetmia e njeriut, e cila del si vetmi e kërkuar apo si vetmi e kushtëzuar nga një totalitarizëm i projektuar nga jashtë mbi jetën e individit (“Anija e dehur”);dhuna e ushtruar mbi individin, që do të krijojë sistem sjelljeje (“Falimentimi i një zotërie”; “Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapele”; “Vdekja solemne”; “Dy fjalë për një njeri dhe librin e tij kushtuar tymit”);mosmarrëveshja mes brezave, që, sipas studiuesve, ka të bëjë më tepër me mosrealizimin, duke pasur si efekt dhimbjen e përmallimin më shumë sesa revoltën (“Kulla”);dhembja për përmbysjen e vlerave morale të njeriut, pamundësia e çlirimit nga fajet e bëra më herët, si dhe vëzhgimi i këtyre nga pozitat e individit, që shfaqet si viktimë e tyre (“Anija e dehur”, “Kënaqësitë e Megalopolisit” etj.) “Nën qarr po rrinte vasha”Tema e dashurisë shfaqet kryesisht në fillimet e krijimtarisë së tij. I tillë është tregimi “Nën qarr po rrinte vasha”, në të cilin vihen re dy shtresëzime. Ky tregim paraqet një vajzë (Dilën Letërsi 419

