Page 422 - Demo
P. 422


                                    e Marisë), e cila ruan bagëtitë dhe, ndërkohë, ulet nën një qarr dhe, në një gjendje gjysmë në ëndërr e gjysmë e kthjellët, hyn fillimisht në retrospektivën e përrallës. Këtë të fundit (përrallën) e gërsheton me historinë e saj të dashurisë dhe imazhin e të dashurit (Delisë së Ndreut). Gjendja e mësipërme, që shfaqet edhe si surreale (përralla), edhe si reale (idili i dy të rinjve), krijon një paralele që duket sikur i paraprin fatit të dashurisë mes Dilës së Marisë dhe Delisë së Ndreut, ashtu siç kishte ndodhur me Zanën e Dragonin (duhet thënë se, pavarësisht emrave, personazhet perceptohen më së shumti si Ai dhe Ajo, duke dhënë përmasën përgjithësuese të ndjenjës, gjendjes, dhe përjetimit). Gjendja, përjetimi, ndijimi, ndjesia etj., janë përmasat kryesore të organizimit të koherencës së këtij teksti. Edhe vetë titulli paraqet një gjendje statike, e cila favorizon elementet e mësipërme (“Nën qarr po rrinte vasha”, folja përbërëse e të cilit tregon njëkohësisht një gjendje që është e vazhdueshme “po rrinte”- e pakryera me pjesëzën “po” japin pikërisht kuptimin e vazhdimësisë së procesit, përkatësisht të gjendjes, qëndrimit, ndenjjes). Në këtë gjendje të Dilës, aq të favorshme për kujtimin, meditimin, hulumtimin e së brendshmes, në kuadrin e së ndërgjegjshmes dhe të së pandërgjegjshmes, realizohet e gjithë “ngjarja” e tregimit. Delia na prezantohet nëpërmjet kujtimit të Dilës dhe vetëm në fund, në një situatë fantastike, apokaliptike, mitike, përrallore, shfaqet në dialog direkt me Dilën. Është momenti kur ai vjen ta rrëmbejë Dilën për të ikur “në mismidisit të detit”.Shtresëzimi i përrallës në këtë tregim, përveçse si pjesë e fabulës së tregimit, reflektohet në kohezion: “Kur ki’n pa’ marë vesh / vrer i zi na ish bërë babai i Zanës / mullan plot qelb e gjak të keq na ish bërë / babai i Drangonit / kurse / një ditë prej ditësh...”.Nga ana tjetër, fillimi është i njëjtë me vargje të eposit. (Vini re edhe formën foljore.) Vargu i dytë e kthen pjesoren e foljes në standard, si për të bërë ndërthurjen me rrafshin real. Edhe vargu i fundit është një formulë e njohur e përrallës (një ditë prej ditësh).Pavarësisht se fati i Dilës dhe Delisë është i ndryshëm nga ai i Zanës dhe Dragonit (pasi ata arrijnë të largohen së bashku, kurse Zana e Dragoni vdesin), i gjithë tregimi jepet me tone melankolike, madje dhimbjeje për fatin e parashkruar të personazheve (të dy ishin të fejuar me të tjerë). Kjo dhimbje jepet edhe me efekte fizike (Dila kishte një “therrë” në këmbë, që i ishte infektuar).Edhe në këtë tregim, simbolika luan një rol të rëndësishëm. Tregimi mbaron pothuajse ashtu siç fillon. Kështu, në fillim jepet kjo frazeologji popullore: “Syni s’e sheh synin matanë hundës, / zemra e sheh zemrën matanë bjeshkës” (Thuhej dikur në Has). Kurse në fund jepet kjo pjesë: “Dihet, he burrë!” - ia kthei Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt. “Fajin ma të madh e ka hunda!”.“Hunda e ka fajin, pojzi!” - ia priti Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt. “E di, por s’po di ç'duhet t’bajmë me këtë hundë?”Pashku merr dhe krijon alegorinë nga imazhi që gjendet edhe në frazeologji (hunda), po tashmë duke gërshetuar kuptimin e pengesës të shoqëruar me pandjeshmërinë, që e gjen edhe te frazeologjia te simboli i hundës. Nga pikëpamja e ndërtimit, kjo mbyllje është një qëndisje shumë e bukur e tekstit, i cili përfundon me të njëjtin refren.420 Letërsi
                                
   416   417   418   419   420   421   422   423   424   425   426