Page 424 - Demo
P. 424


                                    “Anija e dehur”“Anija e dehur” (varianti në gegërisht: “Anija e dejun”) bashkë me “Kënaqësitë e Megapolisit”, “Nuk di pse tha ky rrëfim është fantastik” dhe “Kulla” janë parë nga kritika si tekste në të cilat Anton Pashku e sofistikoi stilin, duke përqendruar veçanërisht në formë (po edhe në motive) ato elemente që mund të quhen si përfaqësuese të tregimit të tij. Tregimi “Anija e dehur” i referohet një kohe relativisht të largët nga Lufta e Dytë Botërore, por vihet re dukshëm se pasojat, plagët, humbjet e saj janë ende të pranishme. Vetë vendi ku zhvillohet ngjarja është një anije turistike, në të cilën gjenden njerëz të ndryshëm, me psikologji të ndryshme. Një pjesë e tyre duan t’i largohen stresit të jetës së përditshme, disa të harrojnë problemet e pashmangshme të saj, disa të tjerë ndoshta kërkojnë të gjejnë një vend tjetër, ku të spekulojnë e të vazhdojnë atë që kanë nisur në tokë. E në mes të këtyre karaktereve gjendet ai, Profesori, vëzhguesi dhe njëkohësisht zëdhënësi i kësaj minibote të larmishme, që shfaqet në këtë anije.Tregimi fillon më këtë fjali: “Profesori po i jipte fund rrojës, kur këtij i duel gjumi”. Pasi kemi folur për teknikën e tregimit të Pashkut më lart, është lehtësisht i dallueshëm përshkrimi i një çasti të rëndomtë e monoton në pamje të parë, alla Kamy, e bashkë me të ftohtësia karakteristike e dhënies së veprimeve pothuajse mekanike të vepruesit; kalimi direkt te karakteri tjetër në pjesën e dytë të fjalisë, që është kaq e shkurtër; anonimati i këtij personazhi, që është pa emër konkret në gjithë tregimin, megjithëse është dëshmitari dhe dialoguesi kryesor në të etj.Zëri tregimtar, Profesori, shfaqet si një njeri “qesharak” e “ironik” deri diku, siç shprehet edhe zonjusha D. Ai vëzhgon, përcjell e gjykon për fatet e njerëzve të anijes. Përshkrimi i gjendjes apo gjendjeve, si proces dhe teknikë tashmë e njohur e Pashkut, vazhdon të luajë një rol kryesor edhe këtu. Kështu, Profesori duket se i sheh njerëzit si hije “edhe pse njeriut nuk i pëlqen me pasë hije tjetër, përpos hijes së trupit të vet”, megjithëse vihet re se edhe ky lloj vëzhgimi nuk arrin te një njohje e plotë e tyre, pasi ai, edhe pas disa javësh udhëtim, nuk arrin t’i njohë njerëzit në anije. Shikimi i tij ndalet më së shumti te veshja e jashtme e tyre, madje njerëzit i ngjajnë shpesh me kafshët e shpendët: “Se, njerëzit, qe, njëmend i ngjajnë nga pak ndonjë shtaze ose shpendi, ndonjë bukle ose hutini, ndonjë mungosi ose shkabe, ndonjë mini ose luani, ndonjë ujku ose ndonjë dele”. Dallohet qartë edhe ironia me efekte të dhimbshme. Megjithatë, të gjitha këto perceptime, qofshin edhe sipërfaqësore, transmetohen nëpërmjet një gjendjeje gati halucinative, jo fort të kthjellët mendërisht të Profesorit, që përshkon gjithë tregimin. Ai nuk arrin ta dallojë këtë të fundit nga realja (fragmenti kur është i etur për ujë, megjithëse uji i lavamanit ka përmbytur dhomën: “Ti për pak me u mbytë, kurse unë për pak po vdes nga etja”, - thotë në këtë fragment ai.). Ndoshta kjo lloj gjendjeje është e vetëkërkuar prej tij dhe mund të shpjegohet me fragmentet e fundit, kur ai arrin me djaloshin në shtëpi dhe para u dalin disa foto: “Në mur, përmbi shtrat, pa fotografinë e një gruaje jo fort të shtyme në moshë. Profesori tha se ajo ishte Lindita. Në mur, përmbi Grigor Adjinyan422 Letërsi
                                
   418   419   420   421   422   423   424   425   426   427   428