Page 425 - Demo
P. 425


                                    shtrat, ishte nji fotografi nga nji kamp i përqendrimit. Profesori tha se ishte Dahau”. Lindita është gruaja e tij që kishte vdekur, mbetur në kampin e përqendrimit. Tashmë jeta virtuale që ai kishte krijuar dhe e ushqente, duke dërguar ato kartolina për të shoqen nga çdo mol, shkatërrohet përfundimisht. Realja i përplaset dhunshëm në fytyrë, duke i dëshmuar sërish atë që ndoshta nuk do ta kujtojë: humbjen. Fati i tij vetjak dhe i të tjerëve lëkundet si ajo “Anije e dejun”, simbol që ai e vë qysh në titull. E kjo lloj lëkundjeje e çorientuar, reflektohet edhe në pjesën më lart, që shfaqet me tone funebre, si një pasazh poetik. Lufta është aty, e tmerrshme dhe e trishtueshme jo vetëm me aktet, por edhe me pasojat që ka lënë te njerëzit dhe rreth tyre.“Kulla”Tregimi “Kulla”, siç e kemi përmendur dhe më lart, bën pjesë në tekstet që mbahen si përfaqësuese të teknikave të tregimit të Anton Pashkut. Në të, përpunimi i gjuhës bëhet në detaje, simboli dhe alegoria shfaqen në një harmoni të dukshme, të realizuara në një tekst pa fabul reale (siç janë në përgjithësi tekstet e Pashkut). Simboli me situatën që bart është figura që i lejon Pashkut më së shumti të krijojë fabulën. Pashku i merr simbolet dhe i përshtat, duke i lidhur ato edhe si imazhe, edhe si gjuhë njëri me tjetrin. Ashtu si në tregimet e tjera, edhe te “Kulla” pasqyrohet gjendja, përjetimi gati halucinativ (si në ëndërr), që shfaqet nga personazhi Unë (Djali), që është njëkohësisht edhe rrëfimtari. Kjo gjë theksohet edhe nga imazhi i tymit, i cili del jo vetëm si mbështjellësi dhe ai që fsheh gjërat, objektet, sendet, njerëzit etj., po edhe si një lloj zaptuesi i tyre. Në një gjendje gati somnambulë të personazhitrrëfimtar Unë, objektet e personazhet dalin si silueta, që herë shfaqen e herë zhduken nga tymi që pushton gjithçka: “Tymi!”“Eh!”“Ih, tymi...”“Of!”“Ah!”“Tym...”Edhe unë e pata kthye kryet. Nji shllungë tymi ngrihej përpjetë mbi atë hejzë, mbi atë njollë të zbetë të vargut të maleve në fund të ranishtës. Ishte hera e parë, që shihshim diçka tue lëvizë në atë hapësinë të zbrazët”. Vini re përdorimin e pasthirrmave që mund të interpretohen në varësi të ndjesive të ndryshme (dhimbjes, mërzitjes, habisë, neverisë), duke e bërë lexuesin pjesëtar në deshifrimin e këtyre ndjesive. Imazhi i maleve shfaqet si siluetë (si një njollë e zbehtë) nën efektin e tymit.Udhëtimi halucinativ herë identifikon realitetin si siluetë (si në rastin më sipër, me imazhin e maleve si njollë), herë e imagjinon atë me sy mbyllur. Ky efekt real/ireal/virtual/halucinativ identifikohet edhe nga ndërtime të tilla: m’u duk; nuk dij, nuk jam i sigurt etj.Kjo lloj gjendjeje e rrëfimtarit i shkon shumë për shtat llojit të simbolit të përpunuar të Pashkut. Simboli nuk shfaqet i lidhur vetëm me një kohë, një qenie, një tipar, një motiv, një mesazh të përcaktuar, por ai mund të interpretohet në disa nivele alegorike. Kështu, Letërsi 423
                                
   419   420   421   422   423   424   425   426   427   428   429