Page 427 - Demo
P. 427
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë tiparet e tregimit klasik dhe a i respekton Pashku ato në tregimet e tij? Ilustroni përgjigjen me shembuj jo vetëm nga pjesa ku gjendet kjo përgjigje.2. Si i ka emërtuar kritika tregimet e Pashkut dhe cilat janë llojet e figurave që përdor ai në to? Simboli që përsëritet ka vetëm një domethënie apo disa, dhe si krijohet fabula, situata e veprës së tij? Ilustroni me shembuj nga tregimet e sqaruara më lart.3. Autori dhe rrëfimtari, në ç’raport janë me njëri-tjetrin? A është autori gjithnjë personazh i tregimeve? Ilustroni me shembuj nga tregimet e dhëna më lart.4. Përsëritja është një element i zakonshëm në tekstet e Pashkut. Si realizohet ajo dhe çfarë efekti krijon? Ilustroni me pjesët e dhëna të tregimeve më lart.5. Hulumtimi i së brendshmes në nivel të së pandërgjegjshmes e të ndërgjegjshmes është element i dallueshëm i ndërtimit kompozicional të Pashkut. Gjeni fragmente që ilustrojnë këtë tipar. Ky proces lidhet vetëm me të tashmen apo dhe me kohët e tjera? Ilustroni me shembuj nga tregimet e dhëna më lart.6. Në shumicën e tregimeve kemi gërshetim të elementit fantastik me atë real. Ilustroni me pjesët e dhëna të tregimeve më lart.Ushtroni mendimin kritik7. Është fakt i dallueshëm që në të gjitha rastet tregimtari, që zakonisht është personazh, përjeton një gjendje kllapie, gjysmë në ëndërr. A mendoni se ndihmon kjo teknikë në hulumtimin e së brendshmes dhe si? (Sugjerojmë që paraprakisht të keni gjetur material që ju ndihmon të njihni konceptet e së ndërgjegjshmes dhe të së pandërgjegjshmes). Diskutoni në grupe mbi ndikimin e tyre në jetën tonë.8. Veta e parë ndihmon hulumtimin në botën e brendshme të qenies. Megjithatë ajo është një vetë e parë që reflekton edhe zërat e tjerë në tekst. Si mendoni, kjo lloj teknike, i jep mundësi tregimtarit të krijojë koherencën e tekstit, në mungesë të një fabule, historie klasike?9. Elementi fantastik shfaqet në të gjitha tregimet e Pashkut. Ai gërshetohet me elementin real. Kjo ndërlidhje ju krijon vështirësi në leximin e teksteve apo ju nxit kureshtjen? Argumentoni përgjigjen, duke lidhur marrëdhënien tuaj me përrallën, legjendën, mitin.10. Simboli, alegoria, metafora janë ndër figurat më të përdorura në tekstet e Pashkut. Pasi të keni gjetur shembuj të tillë në tregimet e tij, diskutoni në klasë për imazhet dhe ndjesitë që përcjellin ato. 11. Teksti i Pashkut karakterizohet nga përsëritje të shumta, si me një fjalë, ashtu edhe me grupe fjalësh. Gjeni fragmente të tilla dhe lexojini me zë të lartë në klasë. Vini re nëse krijojnë efekt poetik këto përsëritje dhe nëse ju mbeten më gjatë në mendje veçanërisht simbolet.Letërsi 425

