Page 428 - Demo
P. 428
ANALIZË E VEPRËSRomani “Oh” i Anton Pashkut është vepra që të jep një ndjesi tronditëse si për nga ndërtimi, ashtu edhe nga përmbajtja e simbolikave të tij. Ai është parë me të drejtë nga kritikët si një vepër sintezë, që përmbledh shumicën e motiveve që shihen në tregimet e tij të mëparshme, si dhe që harmonizon në mënyrë të përsosur thuajse të gjitha teknikat stilistike të përdorura prej tij.Simbolika e romanitTitulli i këtij romani është interpretuar në shumë kuptime, që marrin jetë edhe nga simbolet e situatat që krijojnë ato në roman. Ai është interpretuar si pasthirrma e dhembjes për të djeshmen, të sotmen e të ardhmen. Është parë gjithashtu si rënkimi që del padashur nga shpirti i njerëzimit për t’u çliruar nga ankthet e pashmangshme fatale të qenies në përgjithësi e qenies shqiptare në veçanti.Romani nis me një skenë fare të zakonshme, madje në pamje të parë, banale. Po pikërisht këtu ai fillon dhe organizon mënyrën e ndërtimit. Personazhi tregimtar, Ai, sapo është kthyer nganevojtorja, ku gati e ka zënë gjumi. E gjumi është një element i njohur në tekstet e tij, pasi në shumicën prej tyre, personazhi tregimtar është gjysmë në gjumë, gati si në ëndërr, si në kllapi, duke bërë veprime thuajse si somnambul. Më tej, del një element tjetër simbolik, që do të na deshifrojë tipin e rrëfimit: pasqyra, para së cilës ka ndenjur gjatë dhe që parashikon rrjedhën e veprimeve të Ai-së (kërkimin, zbukurimin, studimin si në kuptimin individual, ashtu edhe kolektiv të qenies). “Dikur u largova prej pasqyrës, tue krue edhe ma tutje sjetullën, dhe u ndala para akuariumit të vogël...”. Ndajfolja që fillon fjalinë (dikur) pohon një proces të gjatë mendimi. Kjo gjë pohohet edhe nga pjesa pasuese (tue krue sjetullën), nëse kemi parasysh se lokucioni që lidhet me mendimin është “duke kruar kokën” (pjesë e teknikave moderne). Nga ana tjetër, ky zëvendësim krijon edhe pikën lidhëse me situatën dhe ndjesinë që do të vijë në vijim: njëfarë ngopjeje, që mund të perceptohet edhe si lodhje fizike e shpirtërore. Në këtë kontekst shfaqet Ajo, personazhi tjetër në dhomë. Ajo del tërësisht në mënyrë indiferente nëpërmjet zërit të Ai-së. Madje, ajo përshkruhet fare pak fizikisht. Jepet si dikush që ka gjithë ditën në shtrat dhe që i ka dalë një pjesë e këmbës jashtë. Edhe ky fakt jepet në funksion të përshkrimit të gjendjes së Ai-së: “[...] -u shtrina në dysheme, ku kryet e palova afër kambës së femnës që kishte rrëshqitë e dalë jashtë shtratit”. Në skenën pasuese, buzë liqenit artificial, Ajo shfaqet duke ndërtuar me përkushtim maksimal një piramidë prej rëre. Studiuesit e kanë parë piramidën si simbol të utopisë. Sipas tyre, te ky simbol përplasen konceptet e idesë si utopi, diçka e dëshirueshme, por e parealizueshme. Pikërisht puna e përkushtuar e Ajo-së për të ngritur piramidën prej rëre reflekton utopinë, e cila vihet në dyshim nga Ai përmes qëndrimit krejt indiferent të tij: S’di pse, më dukej qesharake ajo ngritje e piramidës së saj. Por, megjithkëtë, Romani “Oh”, shtresëzime narrative dhe stilistike426 Letërsi

