Page 429 - Demo
P. 429
unë nuk qeshja, sepse pritojsha me qeshë me atë gja që më dukej fare e parandësishme, me atë maje të piramidës së femnës, e cila punonte me kujdesin ma të madh, me nji kujdes, në të vërtetë, të pashembullt që te unë shkaktonte nji habi që s’kish as fill as mbarim).Alegoria e situatave simbolikeE gjithë situata hyrëse e romanit zhvillohet në një ambient të mbyllur. Ai ndoshta edhe i lodhur nga takimi me pasqyrën, me veten, fillon të kërkojë mundësi shmangieje nga ky objekt (lodhës), ndaj dhe shikon me detaje akuariumin dhe peshqit, të cilët i shërbejnë si imazh lidhës për të krijuar situatën që vijon. Duke parë atë (akuariumin), Ai fillon hulumtimin në të shkuarën (retrospektivë) dhe, pa e ditur as vetë, gjendet në buzë të liqenit artificial: “...-nuk di, jo, njimend nuk di, nuk di pse m’i kujtuen lëvizjet e valëve të lehta të liqenit, nuk di pse ma kujtuen liqenin, ah, liqenin e vogël artificial, faqen e zhubravitun të atij liqeni të vogël artificial. Ma kujtuen ditën kur qemë, kur unë e ajo qemë atje, në atë liqe diku midis bjeshkëve”. Vihet re gjendja e papërcaktuar, në të cilën ndodhet Ai dhe që mund të analizohet si një zhvendosje në bazë të një ngacmimi jo të ndërgjegjshëm (nuk di jo...). Lidhja bëhet me të njëjtat elemente-imazhe të fushës kuptimore të pasqyrimit pasqyrë - uji i akuariumit - uji i liqenit. Nga ana tjetër, ai njëkohësisht fillon përgatitjen për hyrjen e personazhit të ri, i cili është Plaku që ruan delet në bjeshkë.Edhe kjo ndërthurje imazhesh e ndërtimesh të lidhura kaq bukur, sipas studiuesve, bëhet për efekt të kërkimit, të zbulimit, të marrjes së përgjigjeve, në “pasqyra” të ndryshme. E këtë proces e krijojnë personazhet-simbole, të cilat hyjnë bashkë me kontekstet që përfaqësojnë ata. Kështu, Plaku vjen në roman përsëri përmes imagjinatës, kujtimit, siç kishte qenë edhe shkuarja në breg të liqenit artificial: “Kurse mbrapa këlkatëseve të syve, në një çast, ashtu befas, errësinën e laknoi fytyra e plakut të thimë, e atij plaku me mjekër të bardhë, të cilin, kur erdhëm unë e ajo, e ndeshëm buzë liqenit artificial”. Dalloni fjalën tingullimitim këlkatëseve, që jep ndjesinë e përpëlitjes së kapakëve të syve, që ngjajnë me hapjen e mbylljen si me përtesë të një dere të vjetër, që bën zhurmë etj. Po kështu, kërkesa për të ndryshuar realitet, ambient, gjendje, mund të jepet përmes largimit të errësirës dhe shfaqjes së Plakut, i cili do të krijojë një situatë ku ndodhet ai vetë e një tjetër që do t’i kujtohet (situata që lidhet me Ilirinë). Duket sikur Ai në këtë moment nuk është më indiferent, madje përshkrimi për pamjen fizike të plakut është shumë i hollësishëm. Sipas studiuesve, Plaku përfaqëson përvojën universale, mitike e njëkohësisht kombëtare të qenies, e cila ngjall edhe interes tek Ai. Dialogu mes Ai, Ajo dhe Plakut është i mbushur me simbole dhe alegori të tilla, si: dimni, ujqit, delet. Sipas studiuesve, kjo treshe simbolesh nënkupton ekzistencën e lojtarit të vogël në botën e madhe, pa anë e pa fund, ku qëllimi kryesor i tij është mbijetesa, ekzistenca. Në këtë kontekst del edhe imazhi-simbol i barkës-çifteli, e cila rri në mes të ujit, nuk kalbet e nuk mbytet kurrë. Kritika e sheh edhe si identifikim të saj me kombin tonë:“Mendoj për barkën.”“Për çfarë barke?”“S’kam shumë barka. Çdo kush e ka nga nji. Edheunë e kam nji.”Letërsi 427

