Page 43 - Demo
P. 43


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë figurat e sintaksës poetike? Plotësoni tabelën me nga një shembull dhe diskutojini në klasë.2. Sillni shembuj të figurave të intonacionit poetik, duke u ndarë në grupe dhe duke treguar karakteristikat e secilës figurë.   3. Për krijimin e figurave të fjalorit poetik (leksikut), cilat klasa fjalësh shërbejnë më shumë? Ilustroni me shembuj secilin rast.4. Cilët nga shkrimtarët shquhen për neologjizma në veprat e tyre? 5. Diskutoni rreth përdorimit krijues të gjuhës.6. Diskutoni rreth futjes së fjalëve të huaja në leksikun e gjuhës shqipe. A janë në të gjitha rastet të panevojshme fjalët e huaja? Argumentoni përgjigjen tuaj.7. Gjatë situatave të ndryshme ligjërimore, në të cilat përfshiheni gjatë ditës, çfarë përdorni më tepër: fjalë të vjetra, fjalë të huaja apo krahinorizma? Si e shpjegoni këtë sjellje tuajën gjuhësore?Figura Kuptimi ShembulliArkaizmat Fjalë a shprehje të vjetra, që përdoren pak ose nuk përdoren fare. “Jakëni o shokë të rrimë, rreth druvezës e të pimë.” N. FrashëriNeologjizmat Fjalë të reja, që krijohen për të pasuruar gjuhën ose për të zëvendësuar fjalët e huaja.“Njerëzit, me prirjen e natyrshme për t’i nxjerrë nga kujtesa gjëmat e përbashkëta, e kishin harruar klimën e veçantë, që krijohej në prag të anktheve të mëdha, atë mpirje e atë shurdhëri shkretimtare në kohën e zbrazët midis shpalljes së kërcënimit dhe goditjes së parë.”I. KadareKrahinorizmat Fjalët karakteristike për të folmen e një krahine të caktuar. “As inat, as ashk, as sedër! Qull fare! Çervish i themi qullit, ne korçarët…”T. LacoBarbarizmat Fjalë nga gjuhët e huaja që kanë hyrë në shqipe në periudha të ndryshme.“Sonte është tamam aksham. Nuk është as mbrëmje, as soir, e aq më pak vjecer, por është aksham.”I. KadareGjuhë 41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47