Page 430 - Demo
P. 430
“Nji barkë!”“Po, nji barkë që rri midis ujit. Ajo nuk kalbet, asmbytet kurrë.”“Kurrë?”“Kurrë.”Motivi i tradhtisë dhe dhunësNga pikëvështrimi i Plakut, po nëpërmjet zërit të Ai-së, nis një situatë tjetër në retrospektivë, që rimerr një motiv të njohur në veprat e Pashkut, tradhtinë, e bashkë me të, dhunën. Kjo situatë realizohet duke ndërlidhur dy simbole: atë të barkës-çifteli dhe qerres së diellit. Kjo e fundit është perëndia ilire e luftës dhe e bashkimit. Në këtë situatë të mugullt (muga në tekst), dalin tri personazhe gjithashtu simbol, Desidiati, Breuku dhe Pirusti, që përfaqësojnë dhe tri fise reale ilire. Referenca historike u atribuohet kryengritjeve ilire në vitet VI-IX te e.s. kundër romakëve. Mbi bazën e kësaj reference, por pa e shtjelluar në narracion ngjarjesh, vetëm duke krijuar e lidhur simbolet, ai paraqet gjendjen e mugët (jo të qartë, të çorientuar) shpirtërore të njerëzve të fiseve ilire; thyerjen e qerres së diellit si simbol i raporteve të pakoordinuara të fiseve me njëri-tjetrin; personazhe që përfaqësojnë suksesin, por edhe tradhtinë (Desidiat, Breuk) etj.Në pjesën e dytë të romanit, shkrimtari fokusohet në të sotmen, ku shfaqen personazhe me patologji të tilla si mizogamia (kur një qenie nuk e duron qenien e gjinisë tjetër), ku stigmatizohen mendësi e botëkuptime. Sundimi diktatorial, me pamje mjaft të njohura në rajon, shfaqet në pasazhe të tilla: “Do të punojë vetëm nji fabrikë e petkave, vetëm nji fabrikë e këpucëve, vetëm një fabrikë e pullave, vetëm nji fabrikë e rrypave, vetëm nji fabrikë e tojave të këpucëve […] vetëm nji roman, vetëm nji dramë, vetëm nji sonet […]”Në këtë pjesë vihet në lojë edhe ideja e kozmopolitizmit (politika gjithëpërfshirëse, kozmike, që në tekst del si simbol i një lloj klonimi njerëzor), e cila synon të shkatërrojë individualitetin njerëzor: “Po vjen, po vjen ajo ditë kur unë do ta baj tufan çatinë e shtëpisë së vogël përdhecke dhe me dorën time do ta baj rrafsh me dheun përmendoren, atë përmendoren që po duen t’ja bajnë babës sim, i cili nuk i merr vesh punët e botës, punët e galaksisë sonë, punët e galaksive të tjera, punet e Kozmosit tonë të dashtun... Punët duhet t’i këqyrim nga çatia e Kozmosit”. Në këtë fragment dallohet qartë ironia tallëse ndaj këtyre ideologjive. Vetëm se këtu përmasat hiperbolike të premtimeve shkaktojnë ironi me ndjesi groteske. Po kështu, ndërtimi nëpërmjet diskursit politik të premtimeve jologjike e të stërzmadhuara krijon sarkazëm e grotesk.Tipare të ndërtimit të tekstitSiç e kemi përmendur në fillim, romani “Oh” shpalos para lexuesit një gjuhë mjaft të përpunuar e të përshtatur në varësi të simbolikave që lidhen me njëra-tjetrën, për të realizuar efekte alegorike mbresëlënëse. Po gjithashtu, në rreshtat e këtij romani mund të shohësh ndërthurje të regjistrave që u përshtaten personazheve dhe situatave. Në këtë kontekst, përdorimi i traditës burimore dhe ligjërimit të folur, shfaqet jo si 428 Letërsi

