Page 431 - Demo
P. 431


                                    S T U D I M T E K S T I një kopjim, po i përpunuar në varësi të stilit të përgjithshëm të tekstit. (Pinë ujë për shëndetin e njani tjetrit, - thotë plaku për dymbëdhjetë deshtë. Formula popullore është pinë raki. Këtu e përshtat në pamje të parë në mënyrë naive për deshtë. Struktura e formulës popullore realizon alegorinë, pra që u referohet njerëzve.) Në kontekstin e oralitetit, gjuhës popullore, mund të shihen edhe detajet e shumta në fragmente të caktuara apo shkallëzimet, elementet fantastike etj.Efektet poetikePavarësisht se jemi marrë kryesisht me një pjesë simbolesh më lart, duhet thënë se teksti dallohet për efekte poetike të theksuara. Mjaft të shikojmë një pjesë të mirë të dialogëve, në të cilët përsëriten të njëjtat fjalë, të njëjtat grupe, madje edhe rima të jashtme, duke kaluar deri në lojëra të tilla fonetike që realizojnë baza muzikore me ritëm poetik:“Unë po them se asht çoç.”“Unë po them se asht çuç.”“Jo çuç po çoç.“Jo çoç po çuç.”“Çoç!”“Çuç!”“Çoç!”“Çuç!”“Çoç!”“Çuç!”“Çoç!”“Çuç!”“Çoç!”“Çuç!”“Çoç!”Nga ana tjetër, në shumë raste, teksti paraqet ndërtime metaforike të mrekullueshme, të paharrueshme për lexuesin: “Dhe në atë qetësi flakronte faqja e zhubravitun e liqenit të vogël artificial, dhe në atë qetësi vazhdojshin me vizllue eshtnat e skeleteve të coptuem të rrezeve të diellit apo, ndoshta, në atë vazhdojshin me vizllue ashtu peshqit”. Vini re çfarë metaforash të ndërtuara njëra mbi tjetrën realizojnë një imazh fantastik të liqenit. Deshifrimi i tyre mund të fillojë me mbiemrin metaforik e zhubravitun, pastaj me metaforën që pikturon edhe ngjyrat impresioniste me foljen flakronte, e ndjekur paralelisht nga metafora tjetër me vizllue eshtnat e skeleteve të coptuem të rrezeve të diellit, që ndërthur imazhin shumëngjyrësh të shpërbërjes së diellit në një sfond të zi (eshtnat e skeleteve). Një kontrast që krijon një imazh me efekte të jashtëzakonshme. Këtë figuracion e thekson edhe më shumë ndërtimi i saj në trajtën e një proze poetike, pasi të dyja metaforat krijohen mbi të njëjtën strukturë (në atë qetësi).Verifikoni njohuritë1. Si është parë romani “Oh” në raport me motivet e tregimeve pararendëse? Si është interpretuar titulli i tij?2. A emërtohen personazhet e romanit me emra konkretë dhe pse ndodh kjo gjë? A ka lidhje edhe me teknikat moderne kjo zgjedhje?3. Cila është gjendja fizike e mendore, në të cilën ndodhet më së shumti Ai në roman? A është kjo e njëjtë me tregimet dhe pse ndodh kjo?Letërsi 429
                                
   425   426   427   428   429   430   431   432   433   434   435