Page 432 - Demo
P. 432


                                    4. Në cilën fushë semantike dalin në roman pasqyra, uji i akuariumit, liqeni? A ndihmon semantika në hulumtimin e brendshëm të qenies?5. Gjeni simbolet që dalin në roman dhe dalloni se cilave kohë u përkasin. A ka lidhje kjo me hulumtimin mbarëkohor mbi fatin e qenies në përgjithësi e asaj shqiptare në veçanti?6. Dalloni teknika të ndërtimit stilistik të romanit, që i patë edhe te tregimet dhe ilustrojini ato me shembuj nga teksti.Ushtroni mendimin kritik7. Lexoni me zë të lartë dy faqet e para të romanit. A ju krijojnë vështirësi përsëritjet e shumta të fjalëve dhe grupeve të fjalëve? Po ndonjë efekt poetik, a dalloni në to? Çfarë fjalësh ju mbetën në kokë pas këtij leximi? Diskutoni për raportin dhe rëndësinë e leximit dhe interpretimit skenik të një teksti.8. Tashmë jeni njohur me një pjesë tregimesh dhe romanin “Oh”. A ka motive që janë trajtuar në të dyja rastet? Pse këmbëngul Pashku kaq shumë në këto motive? Diskutoni në klasë në lidhje me to.9. Personazhi tregimtar Ai është si në ëndërr, gjysmë në gjumë, gjatë ndijimeve të veta. Ky është një tipar i njohur edhe i personazheve të tregimeve. Duke qenë se romani është më i gjatë dhe ngërthen më shumë motive se tregimet, si mendoni, e pengon kjo gjendje shkrimtarin në shtjellimin e situatave? Diskutoni në klasë në lidhje me këtë, duke pasur parasysh edhe simbolet e pasqyrës dhe trajtave të ndryshme të saj, procesin e kërkimit, zbulimit, hulumtimit të së ndërgjegjshmes e të së pandërgjegjshmes.10. Dhuna, tradhtia, imponimi etj., janë motive të tjera që dalin në roman. Diskutoni në lidhje me përzgjedhjen e autorit që këto t’i shohë në kohë të ndryshme historike (Iliri, në të tashmen). Kini parasysh edhe alegorinë paraprijëse të plakut me ujqit e deshtë. Pse qenia duhet të dhunojë qenien fizikisht e shpirtërisht?11. Pasi kemi analizuar romanin “Oh”, cilat janë imazhet e ndjesitë që ju kanë mbetur në mendje. Argumentoni përgjigjen tuaj me pjesë nga teksti dhe përzgjidhni ato ndjesi që ju shqetësojnë edhe ju. A shikoni rrugëzgjidhje për to? Diskutoni duke pasur parasysh se qenia në radhë të parë e ka luftën me vetveten.Sfida e të shkruarit12. Te mësimi që lidhet me romanin “Oh” kemi dhënë shembullin e një fragmenti me tipare të theksuara poetike: “Unë po them se asht çoç.”/ “Unë po them se asht çuç.”/”Jo çuç po çoç./ “Jo çoç po çuç.”/ “Çoç!”/ “Çuç!”/ “Çoç!”/ “Çuç!”/ “Çoç!”/ “Çuç!”/ “Çoç!”/ “Çuç!”/ “Çoç!”/ “Çuç!”/ “Çoç!”Krijoni një fragment të ngjashëm të shoqëruar me disa fjali që u japin kuptim dhe simbolikë këtyre përsëritjeve që krijojnë rimë, aliteracion dhe kanë domethënie që lidhet me fjalët e teksti paraprijës. Interpretojeni në klasë dhe thoni domethënien që keni dashur t’i jepni. 13. Tani që keni lexuar sqarimet për romanin “Oh”, shkruani një tekst në të cilin të argumentoni domethënien e pasthirrmës së titullit. Ilustrojeni me ngjarje të përvojës jetësore të njohur nga ju. (Jo domosdoshmërisht duhet të jenë personale.)430 Letërsi
                                
   426   427   428   429   430   431   432   433   434   435   436