Page 433 - Demo
P. 433


                                    ILUSTRIM LETRARA. PashkuBaba im - i mirë?!... Hajt, pash nderin...Si mund të jetë i mirë, si mund të jetë baba i mirë kur mue, ju lutem, mue më ka leçit!... Po, po, baba im më ka leçitë!... Po! Cili babë e leçit djalin e vet, ju lutem? E leçit ai babë që asht, s’do mend, mizoped! pra, ai babë e leçit djalin e vet dhe atë djalë falë rrugës së madhe... Ai tash më ka leçitë, por nuk më ka dashtë as kur kam qenë i vogël... Pse?... Mue më pëlqente të shikojsha kah qielli, atij i pëlqente të shikonte kah toka.... Mue më pëlqente të kridhesha në kaltërinë e qiellit, ai më mësonte të kridhesha në tokën e tij, në arat, në zabelet, në malin, në lisat e tij, në dheun e tij, në dheun e arave, në dheun e zabeleve, në dheun e malit, në dheun ku ishin rranjët e lisave të tij. Por mue nuk më hante palla për tokën e tij, për arat, për zabelet, për malin, për lisat e tij, për dheun e tij, për dheun e arave, për dheun e zabeleve, për dheun e malit, për dheun ku ishin rranjët e lisave të tij. Kurse tanë ai dhé mund të kaptohej me sy nga çatia e shtëpisë... Por... Hëm... Aha... Po... Baba më thoshte, më thoshte se duhej, se duhej të shihej, se duhej të shihej e të njihej mirë e mirë, së pari, ajo që mund të shihet e mund të njihet mirë e mirë nga çatia e shtëpisë sonë përdhecke... Pih... Po ç›mund të shihej e të njihej mirë e mirë nga ajo çati e shtëpisë sonë përdhecke?... Asgja!... Tanë ajo që mund të shihej e mund të njihej mirë e mirë nga ajo çati e shtëpisë sonë përdhecke - dukej e vogël, dukej pak, dukej aspak, dukej e mjerueshme... Kurse mue, dorën në zemër, nuk më pëlqejnë gjanat e vogla, nuk më pëlqen angështia...Mue, bre vëlla, më pëlqen gjanësia!...Më kujtohet... Mue më kujtohen shumë gjana!...Më kujtohet se angështia nuk më ka pëlqye as kur kam qenë në bark të nanës sime... Më kujtohen shumë hollësi. Barku i nanës nuk më pëlqente, sepse ishte i angësht... S’e dini, unë kam qenë shumë angësht në barkun e nanës... Shumë... Aqë angësht kam qenë sa nuk kam pasë shtegdalje tjetër, pos të lindi para kohe... Unë kam lindë dy muej para kohe!... Por, nejse... Ku e lamë? Aha, po, te çatia... Njimend, ç›mund të shihej nga ajo çati e shtëpisë sonë përdhecke?... Asgja!... Tekembramja, ç’më duhej të shihsha vetëm atë dhé, ç›më duhej?... Asgja! ...Ma shumë më pëlqente të shikojsha kah qielli... A nuk asht qielli i bukur?... Kur qielli, natën, ishte i kthjellët, sytë e mi nuk ngiheshin tue kundrue Bykun e Kumbarës!... Byku i Kumbarës!... Oh sa i mrekullueshëm asht Byku i Kumbarës!... Byku i Kumbarës më dukej shumë madhështor, aqë madhështor sa nji ditë i thashë babës: babë, nuk po më pëlqen duhma e këtij dheu, po më pëlqen ai atje nalt, Byku i Kumbarës!...Më kujtohet: kur ndëgjoi se mue nuk po më pëlqyeka duhma e këtij dheu, babës ju çartën sytë, më rroku hovshëm dhe më fërfëlloi në grumbullin e bykut, skaj lamës... Aty më la gjithë natën e lume... Dhe gjithë natën e lume ndëgjova kangën e burkthit dhe gjithë natën e lume shikova Bykun e Kumbarës... E byku i Kumbarës përhapë nëpër qiell... Kërcejsha prej një ylli në yllin tjetër të Bykut të Kumbarës.Teksti paraqet një folës (pa emër, në këtë rast, do të ishte Djali) që po mban fjalimin e tij në sallën vezake. Në gjithë këtë fjalim, ai i Referohet Babës së tij. Ai po shpalos para sallës filozofinë tij kozmopolite. OHI dëshpëruari, Gustave CourbetLetërsi 431
                                
   427   428   429   430   431   432   433   434   435   436   437