Page 434 - Demo
P. 434
S T U D I M T E K S T I Shëtitsha nëpër Bykun e Kumbarës. Burkthi ia thoshte kangës... I numrojsha yjt që i kcejsha, yjt që i kcejsha nëpër Bykun e Kumbarës... Nji... Dy... Tre...Katër... Pesë... Shtatë... Tetë... Nande... Dhetë... Njimbëdhetë... Dymbëdhetë... Dymbëdhetë yj... Kur kisha kërcye në yllin e trembëdhetë të Bykut të Kumbarës, më kishte zanë gjumi. Dhe në yllin e trembëdhetë, në gjumë, m’ishte dëftue ai, baba... Më kujtohet... Mue më kujtohen të gjitha andrrat... Më kujtohet: babës sim i vinte era dhè. Kundërmonte. Në të vërtetë, s’ishte erë, ishte nji duhmë e padurueshme e dheut, e dheut të malit dhe të arave të babës sim... Ika, ika prej tij, ika prej babës sim... Kërceva në yllin tjetër, në yllin e katërmbëdhetë të Bykut të Kumbarës... Kujtova se mbas meje, në yllin e trembëdhetë të Bykut të Kumbarës, mbeti duhma e dheut të malit dhe të arave të babës sim... Çudë... Dhe atje në yllin e katërmbëdhjetë te Bykut të Kumbarës, dhe atje e pashë babën tim... Buzëqeshte baba im buzëqeshte. Nuk di pse buzëqeshte, nuk di pse baba im buzëqeshte: ndoshta buzëqeshte pse tash hoq krahoshën dhe nxuer nji copë dhe... Duhma e dheut, tash, u ba ma e randë, duhma e dheut të malit dhe të arave të babës sim u ba shumë ma e randë: u hap dhe kaploi tanë yllin e katërmbëdhetë të Bykut të Kumbarës... Nuk rrihej, tash nuk rrihej as në yllin e katërmbëdhetë të Bykut të Kumbarës; duhma e dheut ishte njimend e randë, duhma e dheut të babës sim ishte njimend e randë, shumë e randë, shumë e randë... M’u desht me ikë, me ikë në yllin e pesëmbëdhetë të Bykut të Kumbarës... Prapë kujtova se mbas meje, në yllin e katërmbëdhetë të Bykut të Kumbarës, mbeti duhma e dheut të malit dhe të arave të babës sim... Çudë......Nga teksti te kuptimi1. Në tekst gjendet fjala “mizoped” , që do të thotë: të urresh fëmijët. Gjeni fragmentet në tekst që lidhen me këtë mënyrë sjelljeje.2. Çfarë i pëlqente të bënte djalit? Po babës? Gjeni fragmentet në tekst që ilustrojnë këto pyetje dhe shkruajini në një tabelë në dy anë. Lexojini me zë disa herë.3. Babës i pëlqente toka. Ndër të tjera, djali e dallon edhe me nuhatje këtë gjë. Gjeni në fragment pjesët që tregojnë këtë fakt. Me çfarë ndjesie jepet kjo në fillim?4. Djali ikën nga një yll në tjetrin. Pse ikën dhe a shpëton dot nga duhma që e ndjek pas kudo?5. Gjatë rrugës nga një yll në tjetrin, në një moment, djalit i shfaqet baba që buzëqeshte. Gjejeni këtë fragment në tekst dhe thoni pse buzëqeshte ai.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Teksti është ndërtuar me folje në vetën e parë dhe të tretë. Gjeni këto folje, thoni kujt i referohen dhe përcaktoni zërin tregimtar të tekstit.7. Lexoni disa herë fragmentin dhe dalloni se cilat fjalë apo grupe fjalësh përsëriten. A realizojnë ato lidhjen logjike mes fjalive? A ju bezdis përsëritja apo ndikon në theksimin e faktit dhe ndjesisë? Gjeni edhe një rast tjetër të ngjashëm: “Baba im - i mirë?!... Hajt, pash nderin...Si mund të jetë i mirë, si mund të jetë baba i mirë kur mue, ju lutem, mue më ka leçit!... Po, po, baba im më ka leçitë!... Po! Cili babë e leçit djalin e vet, ju lutem? E leçit ai babë që asht, s’do mend, mizoped! pra, ai babë e leçit djalin e vet dhe atë djalë falë rrugës së madhe... Ai tash më ka leçitë, por nuk më ka dashtë as kur kam qenë i vogël...”432 Letërsi

