Page 435 - Demo
P. 435


                                    8. Zëri tregimtar e përcjell gjendjen, situatën, raportin me të atin përmes introspektivës (hulumtimit të gjendjes së brendshme). Është kujtim apo ëndërrim? Gjeni foljet që lidhen me këtë. Duke pasur parasysh tiparet e teksti të Pashkut të mësuara më lart, argumentoni përgjigjen tuaj me shembuj të marrë nga pjesa.9. Te rubrika më lart gjetët dhe renditët të gjitha fragmentet që lidhen me foljet më pëlqen /nuk më pëlqen në lidhje me djalin e babën. A krijojnë kontrast këto dëshira? A është ky kontrast jo shumë i dallueshëm apo tërësisht i kundërt? Ilustrojeni përgjigjen tuaj, duke parë edhe shkallëzimet e krijuara nga mbiemrat, foljet, ndajfoljet, po edhe grupe fjalësh. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës10. Në tekst gjendet folja “leçit”. Pyesni në shtëpi dhe jepni kuptimet me të cilat del ajo. A ka lidhje me atë që del këtu në tekst? Ilustrojeni me pjesën që e sqaron dhe që gjendet në tekst.11. Vini re në fragmentin më poshtë metaforën “më pëlqente të kridhesha”, që përsëritet dy herë dhe ka në trup antitezë. Dallojini fjalët e fundit të saj. A përbëjnë diskutimin kryesor mes babës e djalit? Shkallëzimet e ndërtuara nga emrat, pse përsërisin të njëjtin vend dy herë? Çfarë ndjesie ju përcjell: “Mue më pëlqente të kridhesha në kaltërinë e qiellit, ai më mësonte të kridhesha në tokën e tij, në arat, në zabelet, në malin, në lisat e tij, në dheun e tij, në dheun e arave, në dheun e zabeleve, në dheun e malit, në dheun ku ishin rranjët e lisave të tij”?12. Në fragmentin më poshtë metafora “shëtitsha nëpër Bykun e Kumbarës” është e dallueshme. Ajo vërtetohet edhe në fund të kësaj pjese. Gjejeni këtë element që e vërteton dhe shpjegoni a ka lidhje vetëm me verifikimin e metaforës apo është tipar i teksteve të Pashkut? “Shëtitsha nëpër Bykun e Kumbarës. Burkthi ia thoshte kangës... I numrojsha yjt që i kcejsha, yjt që i kcejsha nëpër Bykun e Kubarës... Nji... Dy... Tre... Katër... Pesë... Shtatë... Tetë... Nande... Dhetë... Njimbëdhetë... Dymbëdhetë... Dymbëdhetë yj... Kur kisha këcye në yllin e trembëdhetë të Bykut të Kumbarës, më kishte zanë gjumi”. Çfarë tipari të kompozicionit përcjell ai?13. Lexojeni tekstin disa herë dhe vini re se fjalia e fundit e këtij fragmenti gjendet edhe në vende të tjera. Cila është ndjesia që përcillet? Krahasojeni atë me ndjesinë e të njëjtit ndërtim, që gjendet para kësaj pjese. Vini re edhe metaforën paraprijëse të këtij fragmenti “hoq krahoshën dhe nxuer nji copë dhé”, shpjegoni ndjesinë e babait për dheun, tokën e tij: “Dhe atje në yllin e katërmbëdhjetë te Bykut të Kumbarës, dhe atje e pashë babën tim... Buzëqeshte baba im buzëqeshte. Nuk di pse buzëqeshte nuk di pse baba im buzëqeshte: ndoshta buzëqeshte pse tash hoq krahoshën dhe nxuer nji copë dhe... Duhma e dheut, tash, u ba ma e randë, duhma e dheut të malit dhe të arave të babës sim u ba shumë ma e randë”.14. Në fragment hasen shpesh pyetje. Dalloni nëse shumica janë pyetje retorike apo lidhen me mëdyshjet e djalit? Shpjegojeni me shembuj nga teksti.Nga teksti te përdorimi 15. Në tekst gjendet kjo pjesë: “pra, ai babë e leçit djalin e vet dhe atë djalë falë rrugës së madhe...”. Në çfarë kuptimi përdoret grupi “rrugës së madhe” në kuadrin e gjithë tekstit? Po në ligjërimin e përditshëm, si e përdorni me të njëjtin kuptim?16. Në tekst përdoret emri “lis”. Gjeni pjesët ku del ai dhe vini re shkallëzimet ku bën pjesë. A krijon simbol ai, veçanërisht kur përdoret në grupin emëror “rranjët e lisave të tij”? Shpjegoni pse. Lidheni edhe me psikologjinë popullore në lidhje me këtë pemë.Letërsi 433
                                
   429   430   431   432   433   434   435   436   437   438   439