Page 436 - Demo
P. 436


                                    17. Në tekst përdoret fjala “çati”, duke iu referuar shtëpisë. Pyesni në shtëpi se çfarë koncepti ka populli në lidhje me këtë fjalë. A mund të simbolizojë diçka dhe çfarë? Përshkruani rëndësinë e këtij simboli në psikologjinë e shqiptarit.18. Në tekst ka fjalë dhe ndërtime që reflektojnë marrëdhënien babë-bir. Gjeni këto përdorime dhe tregoni se çfarë tregojnë ato për marrëdhënien babë-bir?19. Fjala “Duhmë” është mjaft e pranishme në tekst. Cilës klasë semantike të ndijimit i përket? Gjeni pjesët ku përsëritet dhe dalloni konotacionin e saj në pjesë të ndryshme. Nga teksti te reflektimi20. Më lart pamë se djali e konceptonte të atin si mizoped. Arsyeja kryesore e këtij etiketimi është se atyre u pëlqejnë hapësira dhe vende të ndryshme. A mendoni se mosmarrëveshje të ndryshme prindër-fëmijë duhen parë si patologji, apo si raport normal debatesh, ku dëgjon dhe dëgjohesh? Diskutoni, duke sjellë shembuj nga përvoja juaj.21. Në tekst gjendet ky fragment: “Baba më thoshte, më thoshte se duhej, se duhej të shihej, se duhej të shihej e të njihej mirë e mirë, së pari, ajo që mund të shihet e mund të njihet mirë e mirë nga çatia e shtëpisë sonë përdhecke...”. Dalloni kuptimin e foljes “thoshte”. A është imponuese ajo, apo e fton djalin për njohje dhe vlerësim të asaj që ka një herë e pastaj eksplorim të hapësirave të tjera? Jepni mendimin tuaj dhe diskutojeni në klasë.22. Në tekst, ndër të tjera, shfaqet edhe antiteza gjanësi-ngushtësi. Lexoni mirë pjesët ku dalin ato. Ngushtësia a ka lidhje me jetesën brenda hapësirës vetjake personale e kombëtare, pra të njohur e të sigurt? Gjanësia mos ka lidhje me eksplorimin e së panjohurës, që është e re, të grish, po ka edhe plot të papritura? Cili duhet të jetë raporti mes këtyre dy konceptimeve? Jepni mendimin tuaj me shembuj.23. Duhma e dheut e ndjek djalin kudo në kërcimin nga një yll në tjetrin, pikërisht për t’i ikur asaj. Ky simbol mbështetet jo vetëm në të ndërgjegjshmen, po edhe në të pandërgjegjshmen. Gjeni të dhëna në tekst që e ilustrojnë këtë. Diskutoni nëse është e vërtetë se, pavarësisht sa larg mund të jeni prej shtëpisë, vendit, njerëzve tuaj, përsëri imazhet e tyre janë të ngulitura në kujtimet tuaja. (Mund të sillni shembuj nga emigracioni aq i përhapur te ne.)24. Vendi që i pëlqen djalit është diametralisht i kundërt me atë të të atit. Ai shfaqet me një fushë leksikore shkëlqyese, rrëzëlluese: qielli, yjet, Byku i Kumbarës etj. A mendoni se çdo realitet që paraqitet nga larg me ngjyra kaq të ndezura, kur e prek, rezulton vërtet i tillë? A duhet rrezikuar në çdo rast për plotësimin e ëndrrave të vëzhguara nga larg ose me fjalët e të tjerëve, apo duhen baraspeshuar mundësitë e suksesit e të rrezikut? Diskutoni në klasë.Nga teksti te të shkruarit25. Pamë se në tekst kishim grupin “duhma e dheut”, që simbolizonte lidhjen e qenies me hapësirën personale, familjare, autoktone, si vend i njohur e i sigurt. Në ligjërimin e zakonshëm keni dëgjuar edhe këtë fjali: “Edhe fëmija i sapolindur e njeh nanën e vet prej erës”. Çfarë i bashkon këto të dyja në rrafsh të së ndërgjegjshmes e të së pandërgjegjshmes? Bëni një ese dhe lexojeni në klasë.434 Letërsi
                                
   430   431   432   433   434   435   436   437   438   439   440