Page 437 - Demo
P. 437
GjuhëRikujtojmë regjistrat gjuhësorë (ligjërimet gjuhësore)Kujtoni!Regjistri i thjeshtë (ose ligjërimi i shkujdesur) përdoret nga folës të zonave, profesioneve e formimeve kulturore e arsimore të ndryshme, të cilët e shkelin ose e shtrembërojnë standardin. Regjistri i zakonshëm (ose ligjërimi bisedor) është mënyra se si flasin individët në përditshmërinë e tyre me bashkëfolës, të cilët i kanë të afërm, në familje, punë e të tjera situata shoqërore. Folësit nuk e respektojnë rreptësisht normën, por edhe nuk e shkelin atë deri në nivelin e regjistrit të thjeshtë (ose ligjërimit të shkujdesur).Regjistri i ngritur (ose ligjërimi libror) është mënyrë e përdorimit të gjuhës, në të cilën respektohet standardi me përpikëri. Ai ka në përgjithësi tiparet e gjuhës së shkruar, por shfaqet edhe në variantin e folur. Nё secilin regjistër, për tё shprehur tё njëjtin mendim, përdorim fjalë tё ndryshme.Kështu, për shembull: nё regjistrin e thjeshtë (ose të shkujdesur) themi: “Ai iu zgërdhi në surrat”;nё regjistrin e zakonshëm: “Ai iu ngërdhesh në fytyrë”; nё regjistrin e ngritur: “Ai i bëri një grimasë”.Çdo regjistër ka intonacion të veçantë, fjalor dhe veçori gramatikore të veçanta. Përdorimi i regjistrave ndryshon në varësi të faktorëve të tillë, si: mosha, përkatësia shoqërore, përkatësia profesionale, seksi, shkalla e kulturës, numri i bashkëbiseduesve, marrëdhëniet që kanë njerëzit ndërmjet tyre etj. Në letërsinë artistike përdoret shpesh regjistri i thjeshtë familjar dhe i shkujdesur, për ta bërë më jetësore dhe shprehëse paraqitjen e ngjarjeve, ose të personazheve. Regjistri i zakonshëm përdoret në shumicën e situatave: nga mësuesi gjatë mësimit, nga gazetat dhe televizioni. Regjistri i zakonshëm përdoret në bisedat dhe në korrespodencën ndërmjet njerëzve që nuk kanë lidhje familjare, në artikujt e gazetave, në informacionet e radios e televizionit, në reklamë, në tregime, novela, romane, në mësim etj. Fjalori i këtij regjistri është i zakonshëm, gramatika është ajo e mësuar në shkollë. Regjistri i ngritur përdoret në fjalime solemne, në mbrëmje përkujtimore, në pritje, në fjalime publike, në thënie filozofike e fetare, në tekste shkencore, në poezi a prozë tregimtare, përshkruese etj. REGJISTRI GJUHËSOR, IDIOLEKTI DHE NORMAKujtoniGjuha ndryshon sipas komunikimit. Kur flasim me shokët, përdorim një gjuhë të ndryshme nga ajo që përdorim ndërsa flasim në mësim, sikurse përdorim gjithashtu një gjuhë ndryshe nga ajo që përdorim me familjarët. Situatat e ndryshme të komunikimit kushtëzojnë mënyra të ndryshme të të folurit ose të të shkruarit, që quhen regjistra të gjuhës (ligjërime të gjuhës). Ato janë: regjistri i ngritur, i zakonshëm dhe i thjeshtë (ose ligjërimi libror, bisedor, i shkujdesur). Gjuhë 435

