Page 438 - Demo
P. 438
Shtresat e leksikut Lexoni dy tekstet. Thoni si ndryshojnë ato mes tyre. a) Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indoevropiane që flitet nga më shumë se 6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në zona të tjera të Evropës Juglindore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gjuhë bashkë-zyrtare e Maqedonisë së Veriut.Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten. Fjalori i shqipes ka disa huazime. b) Porsi kanga e zogut t’verës,qi vallzon n’blerim të prillit;porsi i ambli flladi i erës,qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit,porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit,ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,porsi gjumi m’nji kërthi,porsi drita plot uzdajë,porsi gazi i pamashtri;edhè ndihet tue kumbue;porsi fleta e Kerubinit,..ka’i bien qiellvet tue flutruen’t’zjarrtat valle t’amëshimi.Pra, mallkue njai bir Shqyptari,qi këtë gjuhë të Perëndis’,trashigim, që na la i Pari,trashigim s’ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë, po, goja,që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;Renditni disa fjalë pa ngjyrim emocional nga teksti i parë.Renditni disa fjalë me ngjyrim emocional nga teksti i dytë.Sipas përmbajtjes, fjalët e gjuhës shqipe i ndajmë në dy shtresa: E para, shtresa asnjanëse e leksikut, që përfshin fjalë pa ngjyrime emocionale dhe që përbëjnë në masë të madhe fjalorin abstrakt; këto fjalë shënojnë diçka nga realiteti, kanë si të thuash vetëm përmbajtje objektive, pa asnjë element subjektiv, si: tel, larg, kap, shoh, me etj. E dyta, shtresa emocionale e leksikut, që përfshin fjalët me ngjyrime emocionale. Këto fjalë përveç përmbajtjes objektive, kanë edhe një element subjektiv, ngjyrim emocional.Në gjuhën shqipe ka disa grupe fjalësh që marrin lehtë ngjyrim emocional, siç janë fjalë që:a. shënojnë cilësi: i mirë, i keq, i bukur, plakush, hutaq;b. emërtojnë shpendë dhe kafshë: sorkadhe, pëllumb, gomar, sorrë;c. emërtojnë lule, bimë dhe drurë: zambak, karafil, lis, kungull;d. janë huazime nga turqishtja dhe nga gjuhë të tjera: surrat, kalama, anadollak, dhaskal, zero;e. janë emra të disa sendeve që kanë një cilësi të dallueshme, si: çelik, yll, hënë, pykë, hu;f. të gjitha pasthirrmat: oh!, uf!, bobo!, ah!;g. janë njësi frazeologjike në përgjithësi: i kreh bishtin, fut hundët, e nxjerr nga balta.Në këtë këndvështrim dallojmë një kundërvënie ndërmjet fjalëve asnjanëse dhe fjalëve me ngjyrim emocional, megjithëse nga përmbajtja “objektive”, ato janë sinonime: mësues - dhaskal, fytyrë - surrat, fëmijë - kalama.Gjergj Fishta, Foto Marubi436 Gjuhë

