Page 439 - Demo
P. 439


                                    Gjergj Fishta, Foto MarubiGjuha shqipe ka mundësi të mëdha për të përdorur shumë fjalë në një rrafsh të figurshëm dhe me ngjyrim të fortë emocional. Në letërsinë artistike përdoren dendur këto kundërvënie kuptimore, për t’i dhënë më shumë forcë ligjërimit. Gjuha ndërtohet, jeton dhe përpunohet në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë të folësve që e shohin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin, perceptojnë mjedisin, situatën dhe kushtet e komunikimit, por edhe shkëmbejnë rolin e dhënësit dhe të marrësit. Çdo individ përdor në mënyrë unike aspektet e ndryshme të gjuhës, për të krijuar mënyrën e vet individuale të të folurit, që quhet idiolekt, i cili përfshin shqiptimin, gramatikën dhe fjalorin, në varësi të gjuhës, statusit socio-ekonomik dhe vendndodhjes gjeografike. Idiolekti është mënyra për të realizuar gjuhën tipike për në një tërësi situatash, pra shuma e variacioneve personale të një folësi ndaj një standardi gjuhësor.Standardi dhe dialekti Lexoni tekstin e mëposhtëm. A janë respektuar në të rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe?Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanëarsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi. Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarëkufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit. (Deklarata e të drejtave të njeriut)Gjuha standarde është trajta normative e gjuhës. Ajo është një varietet që:ka një fjalor apo grup fjalorësh të mirënjohur, që përfaqësojnë drejtshkrimin dhe leksikun standard;ka një gramatikë të mirënjohur, ku regjistrohen trajtat, rregullat dhe strukturat e gjuhës, që rekomandohen për t’u përdorur;ka një sistem standard shqiptimi;ka një institucion, që promovon përdorimin e gjuhës dhe përcakton normat (akademi, komitet, këshill, bord etj.);i njihet një status zyrtar; ka përdorim publik (administratë, gjykata...);mësohet në shkollë (normat gramatikore dhe drejtshkrimore);mësohet edhe nga të huajt.Lexoni tekstin e mëposhtëm. Ai është shkruar në dialektin toskë: Ne na ziete babai, as na pjete fare dhe nuk e shihnim, gjersa martoneshim. Dhe atje që venim, na dridheshin këmbët. Bulla që na qëndronte në krah, na shponte me dorë, rri kështu, rri ashtu, ull kokën, ngre supet, zeju dorën. (“Siç më thotë nënua plakë”, M. Kokalari)Gjuhë 437
                                
   433   434   435   436   437   438   439   440   441   442   443