Page 44 - Demo
P. 44


                                    Ushtrohuni përmes tekstit8. Cilat figura stilistike janë përdorur në vargjet e mëposhtme?“Lumja ti, moj Korç’ o lule,Që i le pas shoqet e tua,Si trimi në ballë u sule,Ta paçim për jetë hua!” N. Frashëri\Si shpirt n’ ekstazë, në hovin e shejt u shtrime qiellin rroket, me diellin puthet,dridhen krahët në hare ~ mandej poshtë vërsulettue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë.\ Migjeni9. Me ndihmën e prindërve dhe gjyshërve, gjeni 5-10 fjalë që nuk përdoren në mënyrë aktive në leksikun e gjuhës shqipe (Fjalët mund të kenë të bëjnë me objekte që nuk përdoren më ose me dukuri që kanë reshtur së ekzistuari.).10. Për fjalët e huazuara: inkurajoj, ekzagjeroj, ndërlikoj, neutralizoj, dedikoj, evidentoj, gjeni gjegjësen e tyre në shqip dhe shprehje frazeologjike. Më pas, formoni fjali me to.P.sh. insistoj – ngul këmbë11. Në tekstin e mëposhtëm, fjalët e nënvizuara zëvendësojini me sinonimet e tyre. A pësojnë ndryshime fjalitë? Argumentoni përgjigjen tuaj.Ngado ndihej pranvera. Në qiell lundronin lehtë ato retë e bardha dhe gjithnjë në lëvizje, që shihen vetëm në maj dhe qershor, të cilat duke luajtur vrapojnë nëpër hapësirën e kaltër, për t’u fshehur pastaj, papritmas, prapa maleve të larta: përqafohen dhe shkëputen, herë duke u lidhur si shami, herë duke u prerë në rripa dhe duke u vendosur më në fund në majëtë maleve. Era vazhdonte të frynte dhe i lëkundte aq shumë pemët, ende të lagura nga shiu, saqë dëgjoheshin kërcitjet e tyre të lehta dhe mijëra pika që binin përposh dhe ndrinin si shkëndija.12. Në fjalët e urta dhe njësitë frazeologjike, gjeni fjalët antonime dhe tregoni se ç’pjesë ligjërate janë. I miri mbahet mend për mirë, i ligu për të ligë.Fjalë pak e punë shumë.I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. Të fut në pus dhe të nxjerr pa lagur. Një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte. Shkon duke qeshur, vjen duke qarë.Sfida e të shkruarit13. Shkruani një tekst me temë: “Unë e flas bukur shqipen”, ku të përdoni të paktën 10 (dhjetë) figura stilistike.42 Gjuhë
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48