Page 440 - Demo
P. 440
Dialekti shërben si mjet komunikimi për një grup pak a shumë të vogël njerëzish, që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta në një territor të caktuar. Në gjuhën shqipe dallohen dy dialekte: dialekti verior ose gegërishtja (përfshihen edhe të folmet e Kosovës, Dibrës së Madhe, të krahinave e qyteteve shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe të folmen e arbëreshëve të Zarës etj.) dhe dialekti jugor ose toskërishtja (përfshihet edhe çamërishtja, të folmet e diasporës arbëreshe të Italisë, Greqisë, Mandricës (Bullgari), Ukrainës etj.). Nuk ka një kufi të prerë midis dialekteve dhe si kufi natyror ndërmjet tyre merret lumi Shkumbin. Ndryshimet midis dy dialekteve nuk e pengojnë një shqiptar të Veriut të merret vesh me një shqiptar të Jugut. Më shumë ndryshime midis dy dialekteve vërehen në fonetikë e leksikologji, më pak në morfologji dhe shumë më pak në sintaksë. Ndryshime ka edhe brenda një dialekti, p.sh.: e folmja e qytetit të Gjirokastrës ndryshon nga e folmja e qytetit të Korçës.Dallimet kryesore mes këtyre dialekteve janë:zanoret hundore në gegërishte, toskërishtja i ka me ë (zâ – zë; bâj – bëj; i âmël – i ëmbël; nanë – nënë);diftongu ue ose u në gegërishte, kurse toskërishtja e ka ua: due, du – dua; ftue – ftua, grue, gru – grua; mue, mu – mua);Togu vo- i gegërishtes dhe va- në toskërishte; voj – vaj, votër – vatër, i vorfën – i varfër; Rotacizmi: në gegërishte bashkëtingëllorja “n” mes zanoreve, në toskërisht është “r” (zuna – zura, syni – syri, ranë – rërë);mbaresat e pjesoreve: gegërishtja nuk i ka, toskërishtja i ka (hap – hapur, la – larë, shkru – shkruar);paskajorja: në gegërishte (me punue) në toskërishte (për të punuar).Fjalët dialektore ose krahinore janë ato që nuk përdoren në të gjitha krahinat e Shqipërisë.Ka raste që në krahasim me standardin, dialektore janë jo fjalët në tërësi, por kuptimet e tyre. Kështu mbiemri “i lig” në Veri ka kuptimin “i sëmurë”; dollap - “dritare” etj. Letërsia dhe gjuha e gjallë e folur luajnë rol të veçantë për marrëdhëniet e gjuhës së normuar me format e tjera, jostandarde, të trajtës së shkruar me trajtën e folur. Ndërsa standardi përcaktohet përmes kodifikimit duke përzgjedhur midis variacioneve, të gjitha përdorimet gjuhësore e kanë të hapur rrugën në letërsi, sepse përligjin motivimin artistik.Në komunikimin e përditshëm ndihet “ngjyresa” krahinore apo dialektore që folësit e ndryshëm i bëjnë standardit. Në këtë mënyrë, gjuha vetëm pasurohet dhe ushqehet nga të folmet e gjithsecilit në mjedise të ndryshme, në familje, shoqëri, miqësi dhe leksiku bëhet pasqyra e parë e larmisë pasurore që ka gjuha jonë. Përdorimi i fjalëve krahinore apo i dialekteve edhe në letërsi, sjell koloritin, zakonet, mendësinë e krahinës dhe kanë një vlerë të fortë evokuese.“A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen prej Çamërie me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?”(“Bagëti e bujqësi”, N. Frashëri) Dialektet dhe leksiku dialektor janë pjesë përbërëse e pasurisë sonë të përbashkët gjuhësore, rrjedhimisht edhe kulturore e kombëtare, kurse shtrirja dhe larmia e tyre janë dëshmi e historisë sonë, sepse çdo lëvizje e popullsisë është shoqëruar dhe shoqërohet edhe me lëvizjen e fjalëve dhe me ndryshime të shumta dhe të llojllojshme të strukturave të tyre.438 Gjuhë

