Page 441 - Demo
P. 441


                                    Verifikoni njohuritë1. Plotësoni tabelën dhe diskutoni rreth elementeve që bëjnë dallimin midis regjistrave të të folurit në gjuhën shqipe. Regjistri gjuhësor Situata komunikativeregjistër i thjeshtë regjistër i zakonshëmregjistër i ngritur2. Tregoni dallimin midis gjuhës standarde dhe dialekteve, duke e ilustruar me shembuj.3. Sillni situata të përdorimeve të fjalorit abstrakt dhe afektiv dhe diskutoni përdorimin e tyre.4. Ndahuni në grupe dhe krijoni nga një situatë komunikative për secilin grup të fjalëve që marrin ngjyrim emocional. 5. Duke analizuar të folmen tuaj, hartoni një fjalorth të fjalëve dialektore që përdorni më shumë. Çfarë vini re?Ushtrohuni përmes shembujve6. Dëgjoni interpretimin e poezive: “Shkëndija e diellit ndaj manushaqes” të Naim Frashërit dhe “Gjuha shqipe” të Gjergj Fishtës. Tregoni me pesë fjali emocionet që përjetuat. 7. Në fragmentet e mëposhtme, të shkëputura nga këto poezi, gjeni “ngjyresat dialektore” dhe fjalët e fjalorit afektiv. 8. Çfarë mund të thoni për idiolektin e dy autorëve në poezitë e tyre?Shkëndija e diellit ndaj manushaqesManushaqe bukuroshe,Pse s’ngre kryetë përpjetë,Po rri e mpit’ edh’ e qetë,Pse s’zbukurohe e s’shëndoshe?Pa shiko lulet’ e tjera,Q’u çel’ e u lulëzuan,Shih, pa shih ç’u zbukuruan,I ngjalli përsëri vera.O lulez’ e Perëndisë,Që të mbolli vetë Zoti, N. FrashëriZgjohu tani q’u ngroh moti,Erdhi koh’ e gjallësisë;Se dheu anembanë mbleroi,E të vdekurit’ u ngrinë,Gjithë ç’jan’ u përtërinë,Zoti nga gjum’ i rënd’ i zgjoi.Më dërgoi dhe tek ti Zoti,Që të t’ap jetëz’ e ditë,Të të bije shpirt e dritë,E të bëhesh si qëmoti…Gjuhë 439
                                
   435   436   437   438   439   440   441   442   443   444   445