Page 442 - Demo
P. 442


                                    Gjuha ShqipePorsi kanga e zogut t’verës,qi vallzon n’blerim të prillit;porsi i ambli flladi i erës,qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit,porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit,ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,porsi gjumi m’nji kërthi,porsi drita plot uzdajë,porsi gazi i pamashtri;edhè ndihet tue kumbue;porsi fleta e Kerubinit...ka’i bien qiellvet tue flutruen’t’zjarrtat valle t’amëshimi.Pra, mallkue njai bir Shqyptari,qi këtë gjuhë të Perëndis’,trashigim, që na la i Pari,trashigim s’ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë, po, goja,që përbuzë këtë gjuhë hyjnore.Gj. Fishta9. Gjeni në të dyja fragmentet e poezive njësi frazeologjike dhe shpjegoni kuptimin e tyre.10. Dalloni fjalët që shprehin ndjenjat e autorëve (funksioni shprehës) dhe ato që duan të ndikojnë te lexuesi.11. Përpiquni t’i shkruani fragmentet në gjuhë standarde. Çfarë vini re?12. Dëgjoni poezinë“Malli i Shqipërisë” të Ismail Kadaresë. Çfarë na tregon titulli dhe përse e ka marrë malli poetin?Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë.Sonte, kur po kthehesha me trolejbus,Tymi i cigares “Partizani” që pinte një rus,Dridhej, kaltëronte, bënte spirale,Sikur të fshehta më thosh në gjuhën e shqiptarëve,Mua, bashkatdhetarit.Të shkoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi,Dhe në rrugët ku s’kam bërë asnjë marrëzi.Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,Inatin akoma do ma mbajnë,Kokën do ma tundin,Por unë s’do ta marr për keq,Se malli më ka marrë.Dhe t’eci rrugicave plot gjethe të thara,Gjethe të thara, gjethe vjeshte,Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë;Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë,Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike,Për retë që në muzg si kështjella digjen,Për alpet flokëbardha e mjekërgjelbra,Për netët e najlonta, që nga flladet fërgëllojnë,Për mjegullat që si indianë të kuq muzgjeve shtegtojnë,Për lokomotivat dhe kuajt,Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,Për qiparisat, kopetë dhe varretMalli më ka marrë.Malli më ka marrëPër shqiptarët.Më ka marrë malli dhe së shpejti vij atje,Duke fluturuar mbi mjegullat, si mbi dëshira.Sa i largët, aq dhe i dashur je, atdhe.Aerodromi do të dridhet nga uturima,Mjegulla do të rrijë pezull mbi humnera.Ata që shpikën shpejtësinë reaktive.Larg atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë.13. A është atdheu ndonjëherë i largët dhe pse?14. Nënvizoni fjalët e fjalorit afektiv dhe formoni njësi frazeologjike me pesë prej tyre.440 Gjuhë
                                
   436   437   438   439   440   441   442   443   444   445   446