Page 446 - Demo
P. 446


                                    Cilat ishin prirjet e kësaj periudhe?Studiuesit vërejnë tri prirje te shkrimtarët e kësaj periudhe.E para lidhet me larminë e stileve, temave, formave të të shkruarit, larg modeleve të imponuara dhe temave të paracaktuara.Eqrem Basha, përmes personazhit të vet, Alpinistit, në romanin “Alpinisti”, me fabulën përmbledhëse e të përqendruar në një pikë shpalos konfliktet e brendshme të individit, shpresën, ëndërrimin, frikën, revoltën, që si ngarkesë përcjellëse janë të përhershme njëlloj dhe karakteristikë e mjedisit dhe e kohës sonë.E dyta ka të bëjë me pasurimin në rrafshin leksikor, me shtegtime dhe spikatje të fjalësit prej çdo hapësire sado të largët e të ngushtë duke synuar ta japin me tërë frekuencat dhe në trajtë sa më shprehëse e sa më vizualisht, karakterin etnokulturor të botës shqiptare, tashmë pa kufizime.Me lojën e perspektivave rrëfyese, Ismail Kadare në romanin “Hija” ka artikuluar fuqishëm portretin shpirtëror dhe psikologjik të intelektualit shqiptar gjatë diktaturës komuniste. Shtylla kuptimore e këtij (auto)rrëfimi lidhet me pamundësinë e daljes së plotë, e daljes së vërtetë nga bota e mbyllur në pranga shpirtërore e perandorisë komuniste, dalje nga bota e të palirëve në botën e të lirëve.E treta lidhet me pasurimin e ligjërimit të shqipes me sekuenca të niveleve të larta abstraguese dhe depërtime të holla psikologjike, si model të shkruari dhe si reflektim i brendshëm i autorëve.Rrëfimi i ngjarjes në romanin e Mehmet Krajës “Edhe të çmendurit fluturojnë” synon sfidimin e dy objektivave nga më të papërballueshmit në teknikat dhe poetikën narrative romanore përgjithësisht: ta artikulojë realitetin e afërt, të përditshëm – pa mbështetjen e distancës dhe nga optika e një të çmenduri – pra nga një dritare me përkufizime dhe kufij vrojtimi rreptësisht të përcaktuar.Klasifikimi i shkrimtarëveVitet ’90-të janë shënuar shpesh si vijë ndarëse mes dy periudhave të ndryshme letrare në Shqipëri. Duke pasur parasysh kohën kur vepra të ndryshme letrare janë krijuar, mund të flasim për letërsi shqipe të krijuar para viteve ‘90 dhe letërsi të krijuar pas viteve ’90. Edhe shkrimtarët i klasifikojmë në dy grupime të mëdha:a) Shkrimtarët që kanë shkruar në dy periudha: para dhe pas viteve ’90. Në këtë grup do të dallojmë: Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Azem Shkrelin, Frederik Rreshpjen, Rexhep Qosen, Fatos Kongolin, Ali Podrimjen etj.b) Shkrimtarët që sollën risi: Ata shpërthyen vrullshëm pas dhe gjatë viteve ’90, iu larguan tabuve tematike dhe strukturore të dikurshme drejt perceptimeve të reja, deri aty ku ndjeshmëria artistike përmbys unin e diktuar. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrihen përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatin autorë si:Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku, Kujtim Rrahmani, Agron Tufa, Kim Mehmeti, Kujtim Shala, Basri Çapriçi, Xhevdet Bajri etj.Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe gjeneratën e poetëve dhe shkrimtarëve të burgosur për shkaqe politike, të cilët nisën të integroheshin në jetën shoqërore e letrare 444 Letërsi
                                
   440   441   442   443   444   445   446   447   448   449   450