Page 447 - Demo
P. 447
të vendit. Kësisoj shkrimtarë e poetë të tillë, si: Kasem Trebeshina, At Zef Pllumi, Visar Zhiti etj., botuan veprat e tyre (në prozë e poezi), të ideuara, të skicuara apo gjysmë të shkruara në qeli, si dhe vepra të frymëzuara nga realiteti i ri, me të cilin po përballeshin. Tradita letrare vijon, letërsia merr forma të reja çdo ditë. Çdo kohë ka letërsinë e vet, çdo vepër letrare është edhe një dëshmi e kohës kur është shkruar dhe botuar. Por letërsia nuk është një ngrehinë që shembet dhe ngrihet sa herë të duam ne. Letërsia është një ngrehinë ku çdo brez vendos një gur për ta lartësuar.Letërsia bashkëkohore shqipe duhet parë në një këndvështrim të gjerë gjeografik. Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime edhe në diasporë.Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shihen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore:1. vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.;2. vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore. Ky shtresëzim përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo etj., në Amerikë; Elvira Dones, Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati etj., në Itali; Alush Avduli, Miho Gjini, Mina Çaushi, Nase Jani etj., në Greqi. Prozën dhe poezinë me karakteristikat i vendosim me një faqosje të dallueshme, në kuadrateNë prozë: Për herë të parë pas viteve ’90, në rrugën e prozës moderne, të themeluar shumë vite më parë nga Koliqi e më tej Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative socrealiste, rrëfimi shpesh u realizua në vetën e parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un i gjithëkohshëm. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht subjekti i mirëfilltë artistik, vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitive dhe negative dhe u synua thjesht drejt së dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Për sa i përket romanit si gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh, në vepra të romancierëve të ndryshëm të kësaj periudhe, vërejmë një tentativë për të ndërthurur brenda strukturës së romanit të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë të groteskut, në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuara, të mbyllura në guaskën e përditshmërisë. Luhet shpesh me monologun si një alterego e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Në poezi u vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm, i kthyer tashmë thjesht në kujtesë kombëtare; vargje të thyera; ritëm alternativ; imazhe befasuese; simbolikë shumëdimensionale. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Letërsi 445

