Page 448 - Demo
P. 448
S T U D I M T E K S T I Poezia e atyre viteve është shquar për një modelim të shpejtë të tipareve të reja. Duke iu larguar patosit kolektiv, karakterit deklarativ të vargut, temave të përcaktuara e gjuhës retorike, poezia e pas 90-tës përpunon poetika, të cilat nëpërmjet larmisë së regjistrave stilistikë, larmisë së vargjeve e formave, përpiqen jo thjesht të përshkruajnë të përditshmen, por të hulumtojnë deri në thellësi të shpirtit njerëzor. Krijimet e këtyre autorëve shquhen për një ndjeshmëri të lartë perceptuese e receptuese në të cilën gjejmë elemente të begata të jetës psikike individuale, po edhe shoqërore kombëtare. Shkalla cilësore e abstraksionit artistik dhe pasuria e madhe leksikore janë një veçori tjetër e kësaj poezie.Verifikoni njohuritë1. Cila ishte detyra kryesore që shtrohej përpara krijuesve të letërsisë shqipe të pas viteve '90? Pse? 2. Çfarë funksioni kishte letërsia shqipe, që zhvillohej në Shqipërinë zyrtare përgjatë viteve ’45-90? A ishte ai funksioni natyral i letërsisë? 3. Cilat janë temat që trajton kjo letërsi? Ku ndryshojnë ato nga temat që lëvroheshin përpara viteve '90? Përmendni disa prej tyre.4. Cili është përcaktimi që bën studiuesi N. Krasniqi për letërsinë shqipe që zhvillohet në Kosovë?5. Cilat janë tri prirjet e shkrimtarëve të kësaj periudhe dhe çfarë karakteristikash paraqesin ato? Jepni ilustrime. 6. Në bazë të cilave kritere bëhet klasifikimi i shkrimtarëve të letërsisë shqipe të pas viteve '90?7. Çfarë karakteristikash paraqet proza e zhvilluar pas viteve '90 në Shqipëri dhe Kosovë? Vëreni ndryshimet dhe ngjashmëritë midis tyre.8. Po zhvillimi i poezisë së këtyre viteve, çfarë karakteristikash paraqet?Ushtroni mendimin kritik9. Çfarë dini për letërsinë e realizmit socialist që u zhvillua në Shqipëri gjatë viteve '45-90? A mendoni se ishte një zhvillim normal për letërsinë shqipe kjo periudhë? Pse? Argumentojeni përgjigjen.10. Si e kuptoni ju formulimin se “Letërsia nuk mund të shihej më si propagandë dhe as s’mund të shërbente për edukim moral të shoqërisë, por ajo duhej t’i kthehej funksionit të saj të parë: prodhimit të kënaqësisë estetike.”? A jeni dakord me këtë qëndrim? Pse?11. Çfarë risish sjell romani “Edhe të çmendurit fluturojnë” i M. Krajës? A janë ato karakteristike për teknikat e prozës moderniste? 12. A mendoni se është i saktë klasifikimi që u është bërë shkrimtarëve të letërsisë së zhvilluar pas viteve ’90? Jepni gjykimin tuaj, duke u mbështetur në argumente.13. Disa prej autorëve që përmendën më lart i keni bërë gjatë orëve mësimore të mëparshme, kujtoni çfarë karakteristikash paraqesin në stil veprat e tyre. Diskutoni në grupe. Kërkoni ndihmën e mësuesit nëse e shihni të nevojshme.446 Letërsi

