Page 449 - Demo
P. 449


                                    ILUSTRIM LETRARK. Mehmeti“Padyshim që Shkupi u rikujtohet të huajve porsa të shohin në ndonjë panoramë “Urën e Gurit”, e lëre më, Kalanë madhështore të këtij qyteti, por pa u shkuar ndër mend se, në atë qytet, jo larg Çarshisë Osmane, aq të fotografuar nga ardhacakët e shumtë, ndodhet lagjja mjerane e romëve të varfër, si dhe Mëhalla e Grave. Siç nuk i kujtohen asnjë vizitori të këtij qyteti shenjat e dikurshme njohëse në fytyrën e tij, e që nuk i ka tani, ato ngrehina që i ka pasur dikur, e që sunduesit e mëvonshëm ngutshëm i kanë shlyer, duke i rrënuar, duke dashur kështu të harrohet, për shembull, e shkuara dardane e Shkupit, apo pesëshekullori shkupjan i Perandorisë Osmane, duke ndërtuar mbi to ndërtesa e monumente që do e bënin të dukshme vetëm pamjen ortodokse-sllave të qytetit. Po pra, për dallim nga njerëzit, që ia zgjedhin maskën vetvetes dhe me aq sa munden e zbukurojnë pamjen, nëpërmjet së cilës do i kujtojnë dhe do i njohin të tjerët, fytyrën e vendbanimeve e përcaktojnë drejtuesit e shteteve, perandorët, pasanikët dhe të fortët që jetojnë në të. Dhe njësoj si individi i pasur e i pushtetshëm, që e ka më të lehtë t’i mbulojë e t’i bëjë të padukshme vragat dhe njollat e fytyrës së vet, po ashtu edhe vendbanimet e perandorive dhe sunduesve të fuqishëm, më lehtë mbulohen me ngrehina madhështore, nga drejtojnë shikimin të gjithë vizitorët, duke pamundësuar kështu të shihet mjerimi i lagjeve ku jetojnë të mallkuarit e qytetit.”Mëhalla e GraveLetërsi 447
                                
   443   444   445   446   447   448   449   450   451   452   453