Page 45 - Demo
P. 45


                                    Krijimtaria e Kafkës zakonisht ndahet në tri faza. Faza e parë, ose e hershme, ku përmblidhen krijimet, botuar përgjithësisht në revista letrare, që janë shkruar deri në gjysmën e parë të vitit 1912. Të tilla janë: përmbledhja me tregime “Përshkrimi i një beteje” (1909); “Meditime” (1912) ; tregimi “Kaldajisti”, i cili do të shërbejë si kapitulli i parë për romanin “Amerika”. Kjo fazë është parë si parapërgatitore për periudhën e dytë, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja dhe që vulosi emrin e Kafkës në letërsinë botërore. Faza e dytë, që zë fill me nisjen e kompozimit të romanit “Procesi” – një rrëfim që Kafka vetë e konsideroi si një prirje për të shkuar drejt një stili të ri të shkruari – përfshin edhe romanet “Metamorfoza”, “Amerika ose i zhdukuri”, “Kështjella”, novelën “Në koloninë ndëshkimore”, përmbledhjen me tregime “Mjeku i fshatit” dhe mbyllet me shfaqjen e tuberkulozit, në gusht të 1917-s. Faza e tretë përmbledh veprat e vona, të tilla si ”Letër babait”, “Artisi i uritur”, të cilat i shkroi gjatë periudhës së qëndrimit për kurim në fshatin e vogël Zurau, në shtëpinë e motrës së tij, Otlas, e derisa vdiq në sanatoriumin e Kierlingut, afër Vjenës.Shfaqja e modernizmit kafkian: temat, stili dhe vepratFranc Kafka është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë botërore të shekullit XX dhe konsiderohet si përfaqësuesi tipik i prozës moderniste. Siç kemi mësuar tashmë, rrëfimi modernist shënon një ndarje të thellë nga konvencionet shkrimore të romanit realist të shekullit XIX. Tekstet moderniste nuk organizohen më sipas parimit të zhvillimit kronologjik e koherent të ngjarjeve, por nga një rrëfim që vjen i ndërprerë e i fragmentuar.Franc KafkaFranc Kafka në muzeumin Grevin të figurave prej dylli në Pragë.LetërsiFranc Kafka (Franz Kafka) lindi më 3 korrik 1883, në Pragë, pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze të kohës (sot Republika Çeke). Kaloi një fëmijëri të vështirë e të vetmuar, për shkak edhe të marrëdhënieve të acaruara me familjarët e tij, e sidomos me të atin (kjo marrëdhënie neurotike do të bëhet motiv për disa vepra të tij). Ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Pragës dhe, pas diplomimit, u punësua si ekspert ligjesh në Institutin e Sigurimeve. Kafka shkroi shumë, por vetëm një pjesë e veprave u botuan sa qe gjallë. Pjesa më e madhe e tyre u botua pas vdekjes, nën kujdesin e mikut të tij, Maks Brodit, të cilit, për ironi, Kafka i kishte lënë amanet që t’ia digjte krijimet. Nga veprat kryesore të Kafkës mund të përmendim romanet “Amerika”, “Kështjella”, “Procesi”; novelat “Metamorfoza”, “Në koloninë ndëshkimore”; prozën autobiografike “Letër babait”; vëllimin me tregime “Artisti i urisë” etj. Tregimi apo më mirë të themi parabola “Para ligjit” ka shërbyer si zanafillë për “Procesin”, që më pas është bërë pjesë e këtij romani. Kafka vdiq më 3 qershor 1924, në Vjenë.Muzeu i Franc Kafkës në PragëLetërsi 43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49