Page 450 - Demo
P. 450


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Shpjegoni kuptimin e togjeve të fjalëve: “ngrehina madhështore”, “lagjja mjerane”. Cili është funksioni i përdorimit të tyre?2. Kush mendoni se janë të mallkuarit e qytetit? Pse u referohet kështu autori?Nga teksti tek analiza e ndërtimit3. Teksti është ndërtuar me fjali të gjata dhe përshkrime të detajuara dhe figurative. Çfarë panorame na vendos autori përpara duke përdorur mjetet stilistike?4. Gjeni mbiemrat dhe ndajfoljet në fragment dhe tregoni funksionin e tyre.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës5. Mehmeti përgjatë fragmentit vendos në paralelizëm njeriun me qytetin, duke e bërë më të prekshme për ne problematikën që do të përshkruajë. Si arrihet kjo gjë?6. Fjalët: “vraga”, “njolla”, “shenja” në fragmentin e mësipërm lidhen me fjalën “fytyrë”. Gjeni në fjalor kuptimet e tyre dhe shpjegoni funksionin që kanë në tekst.Nga teksti te përdorimi7. Kontrasti që autori përdor në këtë fragment e ka një qëllim. Diskutoni dhe evidentoni fjalitë që e shpërfaqin.8. Copëza realiteti të një qyteti kryqëzohen me imagjinatën krijuese të autorit. Kjo është mënyra me të cilën rrëfen autori. Tregoni detaje që përligjin këtë gërshetim rrëfyes. Nga teksti te reflektimi9. Lexoni thënien e mëposhtme, e cila ngërthen ide që janë aktuale edhe sot. Çfarë ju përcjell ajo? Diskutoni në klasë kuptimin e tyre. “Po pra, për dallim nga njerëzit, që ia zgjedhin maskën vetvetes dhe me aq sa munden e zbukurojnë pamjen, nëpërmjet të së cilës do i kujtojnë dhe do i njohin të tjerët, fytyrën e vendbanimeve e përcaktojnë drejtuesit e shteteve, perandorët, pasanikët dhe të fortët që jetojnë në të.”10. Autori thotë se lagia e varfër e Shkupit ndodhet shumë pranë kalasë së tij. Ky ballafaqim real dhe njëkohësisht figurativ ndodh shpesh në jetën e përditshme. Nevojtarët nuk janë të padukshëm, përkundrazi, ndodhen kudo rreth nesh. Si mendoni, pse njerëzit zgjedhin të mos i shohin?Nga teksti te të shkruarit11. Përshkruani qytetin, duke shfrytëzuar detajet në fragmentin e dhënë.448 Letërsi
                                
   444   445   446   447   448   449   450   451   452   453   454