Page 452 - Demo
P. 452


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Si portretizohet figura e inspektorit Nevil Bardhi në fragment? Ilustroni me detaje.2. Si reagon ai pas marrjes së letrës? 3. Çfarë nuk shkonte me mënyrën e dërgimit të letrës, që e shqetësoi dhe inspektorin?Nga teksti tek analiza e ndërtimit4. Teksti është ndërtuar me fjali të qarta dhe gjuhë të kuptueshme. Autori ka përdorur mbiemra për të paraqitur sa më qartë skenën ku ndodhin ngjarjet. Dalloni disa prej tyre në tekst dhe diskutoni për rolin e tyre.5. Krahasoni tekstin e Kongolit me atë të Mehmetit, duke u munduar të dalloni të përbashkëtat dhe të veçantat midis tyre. Çfarë na vë kjo në dukje për letërsinë bashkëkohore? Diskutoni.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës6. Çfarë kuptoni për punën dhe figurën e inspektorit nga përshkrimi që i bëhet derës së tij dhe vendit ku ai punon?7. Gjeni në tekst fjalitë që shprehin mëdyshjen dhe dyshimin si detaje të situatave. I zëvendësoni me sinonime. Çfarë ndodh me kuptimin e tyre?Nga teksti te përdorimi8. Në tekst autori ka përdorur epitetin “zhgënjim i hidhur”. Cili është roli i përshkrimit të emocioneve abstrakte me mbiemra shqisorë? A bëhen ato kështu më të prekshme? Mendoni për shembuj të tjerë, p.sh. qetësi e shurdhër, gëzim i ëmbël etj.9. Gjeni në fragmentin e mësipërm përemrat e pacaktuar dhe tregoni funksionin e përdorimit të tyre.Nga teksti te reflektimi10. Zyra e Rekrutimit ka një dosje me detajet personale të inspektorit, për të cilën ai nuk ka dijeni. Cila është rëndësia e privatësisë si e drejtë themelore njerëzore? Si do të ndiheshit ju, nëse do të ishit në vendin e inspektorit?11. Pse mendoni se hezitoi inspektori para se ta hapte zarfin, pavarësisht se ishte me emrin e tij? Si do të vepronit ju?12. Në kohën e sotme, me përparimin e rrjeteve sociale dhe teknologjisë, është e lehtë për këdo që t’i dërgojë dikujt tjetër një mesazh anonim në çdo moment. Mbrapa një ekrani dhe pa një emër, njerëzit mund të thonë shumë gjëra që nuk do t’ia thoshin kurrë dikujt ballë për ballë. Si mendoni, pse ndodh kjo dhe si duhet të reagojmë kur marrim mesazhe të tilla?Nga teksti te të shkruarit13. Imagjinoni letrën drejtuar zotit Bardhi në fragmentin e Kongolit dhe shkruajeni atë.450 Letërsi
                                
   446   447   448   449   450   451   452   453   454   455   456