Page 454 - Demo
P. 454
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Cila është tema e kësaj poezie? Po titulli i saj çfarë ndjesish ju sjell?2. Si e kaloi murin e Berlinit? Cilët janë këta “shpirtra të rënë”?3. Çfarë ndryshimi ka mes dy mureve? Pse në murin shqiptar “koka i bie në gjak e larë”?4. Si gërshetohet realiteti me emocionet e autorit?Nga teksti tek analiza e ndërtimit5. Lexoni poezinë dhe gjeni fjalitë me ngarkesë emocionale. 6. Analizoni figurat stilistike dhe tregoni funksionin e tyre.7. Si i kuptoni vargjet: “A nuk ju shqetëson/ se gjymtimi im akuzon”?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës8. Gjeni në fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e fjalës “mur”. Krijoni një fushë leksikore, duke pasur parasysh kontekstin e poezisë.9. Të gjitha fijet kuptimore që realizojnë këtë poezi nisin nga titulli. Duke u nisur nga poezia vendosini disa epitete fjalës “fatet” dhe diskutoni ngjyrimet që merr fjala.Nga teksti te përdorimi10. Pse autori e mbyll poezinë me një pyetje? Cili është funksioni i saj?11. Shpjegoni përdorimin e foljeve “kaloj” dhe “kapërcej” që lidhen në kontekstin e poezisë me murin.12. “Një grua veshur me të zeza” është një personazh që shfaqet jo rrallë në letërsinë shqipe. Përmendi disa krijime dhe tregoni çfarë kanë të përbashkët.Nga teksti te reflektimi13. Çdonjëri prej nesh ka disa mure, të cilat edhe pse të padukshme ndikojnë në cilësinë e jetës sonë. Diskutoni në klasë dhe ndërtoni shprehje frazeologjike me fjalën “mur”.14. Sa të lidhura janë fatet njerëzore me fatin e atdheut? Cila është simbolika e “murit” që kërkon të kapërcejë poeti?Nga teksti te të shkruarit15. Ktheni poezinë në prozë duke përdorur epitete, krahasime dhe metafora.452 Letërsi

