Page 455 - Demo
P. 455


                                    453FJALORTHDeiktik - term që lidhet me një fjalë a grup fjalësh, kuptimi i të cilave varet nga ajo që është folur, për çfarë është folur. Deiktiku rimerr, pra, këto të dhëna. Në këtë funksion mund të jenë përemrat vetorë (unë, ti etj.), ndajfoljet e kohës, vendit (atëherë, aty etj.).Diskurs - Me diskurs apo përftesë ligjërimore do të kuptojmë aktivitetin e personave që flasin, shkruajnë apo lexojnë, domethënë, çdo akt përdorimi të gjuhës, pra çdo praktikim të aftësisë sonë ligjërimore, që i referohet një produkti konkret gjatë të folurit, të shkruarit apo të lexuarit. Diskursi është një veprimtari ligjërimore individuale, nëpërmjet së cilës individët tregojnë kompetencën e tyre gjuhësore. Ai përkufizohet me ndihmën e tri elementeve: situatës komunikative, si njohuri dhe nga pikëpamja ku realizohet të thënët; ndërveprimit (të thënët realizohet mes dy a më shumë personave që komunikojnë mes tyre) dhe përdorimit (të thënët është i destinuar të artikulohet, të dërgohet nga thënësi te marrësi dhe të kuptohet nga marrësi).Figurë letrare - fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze, që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj., si dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike). Dallohen tradicionalisht:Figurat e kuptimit: personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, litota, similituda, kontrasti, antiteza, grotesku.Figurat e fjalëve dhe shprehjeve, tropet: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, epiteti, alegoria, eufemizmi.Figurat e sintaksës poetike: inversioni, enumeracioni, shkallëzimi (ngjitës/zbritës), elipsa, asindeti, polisindeti.Figurat e leksikut, fjalorit poetik: sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat, barbarizmat (huazimet).Figurat e shqiptimit poetik (figura tingullore dhe të intonacionit): aliteracioni, anafora, epanalepsa, apostrofi, asonanca, konsonanca, onomatopeja, pyetja retorike, reticenca, pasthirrma.Kafkian - term i cili përshkruan gjendje dhe situata që evokojnë realitete burokratike shtypëse, që përndjekin dhe asfiksojnë njeriun.Koherencë - mënyra se si lidhen dhe organizohen mendimet, idetë, argumentet me njëra-tjetrën (në mënyrë kronologjike, në retrospektivë, në të ardhmen etj.). Kohezion - mënyra se si organizohet materiali gjuhësor i niveleve të ndryshme (gramatikor, leksikor, semantik, metrik, aliterativ etj.) për të realizuar një tekst të caktuar dhe koherencën e tij.Modernizëm – term i cili u përdor për të emërtuar një lëvizje kulturore e letrare, që i pati fillesat rreth vitit 1890 dhe arriti kulmin në vitet ‘20-‘30 të shekullit XX. Stil – 1. tërësia e veçorive themelore ideo-artistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të 
                                
   449   450   451   452   453   454   455   456   457   458   459