Page 456 - Demo
P. 456
454një epoke dhe që përsëriten pak a shumë në një sërë veprash (Stil romantik. Stil realist. Stili gotik. Stili bizantin. Stili i arkitekturës popullore. Stili i epokës (i kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit).2. gjuh. zgjedhja dhe ndërthurja e mjeteve të gjuhës (kryesisht e mjeteve leksikore e sintaksore) në përputhje me kërkesat e një fushe të veprimtarisë, me përmbajtjen ose me metodën artistike dhe me qëllimet e shkrimtarit; shtresimi i mjeteve të gjuhës sipas funksioneve që kryejnë në ligjërim. Stilet gjuhësore (e gjuhës). Stilet funksionale. Stil bisedor (libror, zyrtar, shkencor, publicistik). Stili asnjanës. Stil i lartë. Sistemi i stileve. Stili i plotë i shqiptimit.3. mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. Me stil të thjeshtë (të fryrë). Ka stil të rrjedhshëm (të ngatërruar). Ka të meta stili.Stilistikë - 1. degë e gjuhësisë, që studion stilet e ligjërimit dhe mjetet e veçoritë shprehëse të gjuhës. Stilistika gjuhësore. Stilistika praktike. Stilistika e gjuhës letrare shqipe. Probleme të stilistikës.2. degë e teorisë së letërsisë, që studion ndërtimin gjuhësor, mjetet dhe veçoritë e përdorimit të tyre në një vepër artistike për të arritur forcën shprehëse. Stilistika letrare.Organizimi dytësor - ky lloj organizimi parashikon, ndër të tjera, gërshetimin e mjeteve gjuhësore të niveleve të ndryshme në përshtatje me situatën dhe pjesëmarrësit e komunikimit. Kështu, nëpërmjet shmangieve nga kuptimet e para, realizohen edhe kuptimet e figurshme, që përmbledhin ndjesi, emocione të ndryshme etj. Lulja u vyshk. / Zemra u vyshk.Parabolë - histori e shkurtër me një moral në fund. Të tilla janë fabulat p.sh. Parabolat e kanë të zakonshme simbolin, alegorinë, metaforën etj.Paragrafi është një njësi e të shkruarit, një grup fjalish të lidhura rreth një ideje kryesore, e cila duhet shtjelluar. Kjo quhet tema ose fjalia tematike. Ajo duhet të jetë koncize dhe e theksuar. Fjalitë e tjera të paragrafit, që quhen fjali mbështetëse, japin shpjegime ose plotësojnë fjalinë tematike. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse: fjalinë kryesore, trungun (pjesën shtjelluese) dhe fjalinë përmbyllëse. Gjatësia e paragrafit mund të jetë e ndryshme. Paragraf linear, paragraf i degëzuar, paragraf rrethor, paragraf i çlirët.

