Page 46 - Demo
P. 46
Personazhet nuk janë më ato tipiket, që veprojnë në rrethana tipike e që janë të motivuara nga parimi i arsyes në mendime dhe veprime, por janë personazhe atipike, te të cilat mungon motivimi në të menduar e veprime; ato vetëm konstatojnë dhe dëshmojnë situatat, pa ndonjë emocion.Në prozën moderniste, reflektimet mbi situata e ngjarje kanë më tepër rëndësi sesa vetë ngjarjet.Këto karakteristika gjenden edhe në veprat e Kafkës. Përveç tyre, në poetikën e rrëfimit modernist kafkian vihet re edhe një përzierje e elementeve të fantastikes me realen. Kjo përzierje shpesh ndërton realitete të tilla artistike, sa lexuesi e ka të vështirë të vendosë kufirin e dallimeve mes të perceptueshmes dhe të paperceptueshmes, për shkak edhe të procedimeve surrealiste që fut në lojë Kafka. Një tjetër tipar evidentues i stilit të tij është edhe përdorimi i modelit të të shkruarit në formën e një tregimi-parabolë, i cili i mundëson lexuesit të ndërtojë rrjetën e analogjive me situata të caktuara.Në veprat e tij, Kafka shfaqet si mjeshtër i përshkrimit të situatës së absurdit dhe ndjesisë së përndjekjes në të cilat vërtitet njeriu modern.Temat që lëvron KafkaTjetërsimi i njeriut, raporti i individit me ligjin dhe drejtësinë, mungesa e guximit për të vepruar, nënshtrimi dhe frika ndaj autoritetit, gjendja permanente e frustracionit dhe paranojat e përndjekjes, janë disa prej temave dhe motiveve të veprës së tij. Figurat që ndeshen në stilin e tijPërdorimi i alegorisë dhe paradoksit me situatat dhe realitetin, si dhe përdorimi i groteskut dhe simbolikat e gjendjeve janë elemente karakteristike të stilit të tij. Përgjithësisht, veprat e Kafkës janë parë nën veshjen e alegorisë, veshje e cila i sugjeron lexuesit të kërkojë një kuptim të dytë, të fshehtë, nën atë që rrëfehet në sipërfaqe.Te novela “Metamorfoza”, alegoria është mjeti bazë me të cilin operon autori: tjetërsimi i Gregor Zamzës fsheh në vetvete idenë se shoqëria moderne i izolon njerëzit nga njëri-tjetri; një shenjë e izolimit është edhe transformimi i tyre. Novela fillon pikërisht me këtë transformim, i cili shoqërohet edhe me praninë e fortë të groteskut: Gregor Zamza zgjohet një ditë dhe e sheh veten të shndërruar në një kandërr gjigante. Gjatë leximit të tekstit, arrijmë të kuptojmë se ky transformim është shenjë e jetës që ka bërë personazhi. Puna dhe jeta që bënte, ishin jashtëzakonisht izoluese dhe rutinore: përditë e njëjta gjë, e përsëritur mekanikisht, si të ishte objekt. Ai nuk kishte miq të ngushtë dhe as lidhje shpirtërore. Një fakt ironik, që e përforcon këtë, është vënia në dukje, në tekst, se zbukurimi kryesor në dhomën e tij ishte fotografia e një gruaje, të cilën ai e kishte shkëputur nga një Muzeu Gugenhajm, Bilbao (Metomorfoza në arkitekturë, shprehje e shoqërisë moderne)44 Letërsi

