Page 47 - Demo
P. 47


                                    revistë. Kjo tregon se Gregori ishte aq i izoluar, saqë nuk kishte njeri të vërtetë që ta meritonte një vend në zemrën e tij. Edhe marrëdhëniet me familjen ishin tjetërsuar. Tjetërsimi i Gregorit në familje është sërish një alegori e marrëdhënieve familjare në shoqërinë moderne, ku njerëzit, ndonëse jetojnë fizikisht pranë, janë të tëhuajtur për njëri-tjetrin, ku vlera materiale dhe nënshtrimi ndaj autoritaritetit i kanë dhunuar raportet njerëzore.Edhe situatat te romanet “Procesi” dhe “Kështjella” i kërkojnë lexuesit të ndjekë linjën alegorike të leximit. Nëpërmjet kësaj linje, lexuesi kupton se edhe këtu situatat shënojnë gjendjen absurde të njeriut modern, i cili jeton në një botë që i duket e pakuptimtë dhe armiqësore, për aq kohë sa ai nuk mund të depërtojë në mekanizmat labirintikë dhe absurdë të saj. Paradoksi shoqëron pothuajse të gjitha situatat ku vendoset Josef K.-ja. Madje edhe sjellja e tij është paradoksale.Veprat e Kafkës mbartin alegorinë e njeriut modern, pa Zot, i paaftë për të kuptuar jetën dhe për të shpjeguar enigmat e saj. Ky njeri nuk beson dhe nuk shpreson tek asgjë, ndaj edhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Personazhi i Kafkës karakterizohet si rob i punës, i dënuar me izolim dhe përjashtim, i nënshtruar nga autoriteti dhe pafuqia për të vepruar, i mbërthyer nga një gjendje fajësie e përhershme, i huaj për veten dhe për të tjerët. Në të gjithë krijimtarinë e Kafkës, nga tregimet te novelat e romanet, nëpërmjet simboleve që deshifrohen me vështirësi, lojërave të ndërlikuara me situatat, hapësirave gjeometrike dhe mjediseve të zhveshura, vërtitet alegoria e jetës njerëzore si një dënim i vazhdueshëm dhe gjendje universale.Mbi përdorimin e termit “kafkian”Për veçantinë që shfaq, stili i të shkruarit të Kafkës, stili kafkian, ka marrë peshën e një termi letrar, i cili përshkruan gjendje dhe situata që evokojnë realitete burokratike shtypëse, që përndjekin dhe asfiksojnë njeriun. Këto situata shoqërohen edhe me një mjedis të ankthshëm e surreal, i cili ngjall ndjenjën e pakuptimësisë, çorientimit dhe pafuqisë (si ato që Kafka përshkruan veçanërisht te “Procesi” dhe “Metamorfoza”). Personazheve që lëvrijnë në një mjedis të tillë kafkian shpesh u mungon mënyra e qartë e veprimit për t’u shpëtuar situatave labirintike. Elementet kafkiane përgjithësisht shfaqen në veprat ekzistencialiste. Por sot termi e ka tejkaluar sferën letrare dhe përdoret edhe në fusha të tjera, për të përshkruar dukuri dhe situata komplekse të jetës reale, që janë të pakuptueshme, të çuditshme apo të palogjikshme.Kafka dhe bashkëkohësit e tij modernistë Veprat e Franc Kafkës kanë në fokus vetminë e njeriut, që përpëlitet mes ankthit dhe mekanizmave absurdë të një shoqërie tjetërsuese, si dhe absurditetin e ekzistencës Egon Shile, Inspektori i përgjithshëm Benesk dhe djali i tij Oto (1913).Piktura tregon pasojat rrënuese psikologjike që shkakton figura autoritare e babait, që e shtyp djalin me imponimin e modelit të tij jetësor.Letërsi 45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51