Page 49 - Demo
P. 49
Një rast i dhimbshëmKaluan katër vjet. Zoti Dafi iu kthye po asaj mënyre të sheshtë të jetuari. Dhoma ku banonte, dëshmonte ende rregullin në mendjen e tij. Në raft kishte vendosur disa disqe të reja muzike dhe nëpër etazherë ndodheshin dy vëllimet e Niçes: “Kështu foli Zarathustra” dhe “Shkenca e gëzuar”. Rrallëherë, shkruante nëpër fletushkat mbi tavolinë. Në një fjali të hedhur dy muaj pas ndarjes me zonjën Siniko thuhej: ‘Dashuria mes një mashkulli dhe një mashkulli tjetër është e pamundur, sepse nuk mund të ketë marrëdhënie seksuale; miqësia mes mashkullit dhe femrës është e pamundur, sepse aty ka marrëdhënie seksuale”. Edhe koncerteve iu rrinte larg, nga droja mos e takonte. I ati vdiq, ortaku më i ri i zyrës bankare u largua nga puna. Dhe ai sërish shkonte në qytet çdo mëngjes me tramvaj dhe çdo mbrëmje kthehej nga qyteti pas darkës së lehtë në rrugën Xhorxh duke shfletuar gazetën e mbrëmjes në vend të ëmbëlsirës(….) Kur arriti kreshtën e kodrës Magazin, ndaloi dhe vështroi në kahun e rrjedhës së lumit Dublinin, dritat e tij të shtruara ndizeshin të kuqe e mikpritëse nëpër natën e ftohtë. “Dublinasit”, përktheu I. AziziXh. XhojsXhovani Fatori (1825-1908), Juga e bardhë.Protagonistët e veprave të Kafkës goditen nga fati si “kallamishtet në erë”, ose si kjo pemë e goditur nga Juga e bardhë në bregun e detit Tirren.Xhejms XhoisLetërsi 47

