Page 50 - Demo
P. 50
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë karakteristikat e modernizmit kafkian? 2. Si arrin Kafka të na japë shkrirjen e kufijve mes fantastikes dhe reales? Ç’rol luan përzierja e këtyre dy sferave në poetikën e rrëfimit kafkian?3. Çfarë dini për parabolën? A është ajo formë letrare? Cilat janë modelet e parabolave që njihni?4. Cilat janë disa prej temave që lëvron Kafka? Ilustrojini ato me veprat që keni lexuar nga Kafka.5. Ç’funksion luajnë alegoria dhe grotesku në veprat e Kafkës?6. Si karakterizohen personazhet e Kafkës?7. Si e kuptonin termin stil kafkian? Çfarë përmbledh ai?8. Si e gjykoni krijimtarinë e Kafkës krahasuar me atë të Xhojsit dhe Prustit? A kanë takime mes tyre? 9. Çfarë ndjesish ngacmojnë te rrëfimtari i fragmentit “Lumturi arratisësh” tri pemët që i shfaqen? Cila pjesë e kujtesës vihet në punë?10. Çfarë domethënieje ka prania e librave të Niçes në etazherët e personazhit të Xhojsit? Pse rrëfimtari specifikon vetëm ata dy libra? Ushtroni mendimin kritik11. Novela “Metamorfoza” është ndërtuar mbi bazën e dy figurave: alegorisë dhe groteskut. Si mendoni, pse e përdor Kafka alegorinë në këtë vepër? Po në lidhje me përdorimin e groteskut, a mendoni se Kafka e shpreh ankthin e dilemave ekzistenciale të njeriut modern nëpërmjet paraqitjes së njeriut grotesk? Diskutoni në klasë. 12. Improvizoni një situatë kafkiane. Evidentoni karakteristikat që mendoni se e bëjnë atë situatë të quhet e tillë. Diskutoni në grupe.13. Si shfaqet krijimtaria e Kafkës krahasuar me atë të bashkëkohësve të tij? A kanë raporte të brendshme ata? Nëse po, ku qëndron kjo marrëdhënie?14. Zoti Dafi, personazhi i tregimit të Xhojsit, ka ngjashmëri të madhe me një personazh të Kafkës. Identifikoni personazhin dhe flisni për çfarë ngjashmërish bëhet fjalë. 15. Si mendoni, situatat në të cilat ndodhen personazhet e Kafkës dhe ato të Xhojsit, a e përçojnë ndjesinë e një paralize që ka mbërthyer njeriun modern, shoqërinë moderne? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke iu referuar fragmenteve nga teksti i secilit autor.16. Te fragmenti i Xhojsit, stili përgjithësisht është neutral dhe i pangjyrë, ndaj fjalët janë zhveshur nga ngjyresat stilistike, por ka grupe fjalësh të cilat përsëriten me një funksion të caktuar stilistik. Evidentojini ato dhe shprehni mendimin tuaj në lidhje me funksionin që përmbushin në tekst.17. Te fragmenti i Prustit, rrëfimtari ndalet dhe përshkruan gjatë kënaqësinë e kthimit në kujtimet e së shkuarës? Si mendoni ju, pse rrëfimtari i kthehet së shkuarës? Çfarë gjen tek ajo? Ilustroni mendimin duke iu referuar fjalive të tekstit.Sfida e të shkruarit18. Përpiquni të shkruani një tregim, të ngjashëm me modelin e Prustit. Lexojeni në klasë dhe diskutoni bashkërisht, duke dhënë vlerësimin për tregimin më të mirë. 48 Letërsi

