Page 51 - Demo
P. 51
Parabolë apo tregim?“Para ligjit” u botua për herë të parë në vitin 1915. Që atëherë është konsideruar herë si tregim e herë si një tekst i shkruar në formë parabole. Arsyet kanë të bëjnë me mënyrën se si e ka ndërtuar tekstin Kafka. Kështu, elementet që vihen re në këtë tekst dhe që e bëjnë të ngjashëm me parabolën janë:përqendrimi i fabulës te dilema e personazhit/fshatarit: ta kalojë tani apo më vonë portën e ligjit; të përballet apo jo me rojtarët e fuqishëm;veshja e tekstit me një narrativë të thjeshtë në dukje, por që sugjeron kuptim të fshehtë nëpërmjet gjuhës alegorike;prirja për të ndërtuar rrjetën e interpretimeve analogjike me ngjarjen e dhënë; mungesa e emrave identifikues të personazheve (personazhet identifikohen me emra përgjithësues, si: fshatari, rojtari);mjedisi i zhveshur ku zhvillohet ngjarja etj.Nga ana tjetër, ajo që e vë në diskutim ngjashmërinë e këtij teksti me parabolën klasike është fakti që nuk përmban asnjë rregull të artë që sugjeron se si duhet të veprohet, si dhe nuk sugjeron asnjë mënyrë sjelljeje. Po ashtu, ka një prani të fortë të elementit simbolik, i cili ofron interpretime të shumëfishta e shpesh të palidhura me njëra-tjetrën. Ndaj, kjo mënyrë të shkruari është një model alla kafkian i shartimit të tregimit me parabolën, një tregim parabolik kafkian. Motivet e veprësTregimi “Para ligjit” duket se është ndërtuar në mënyrë të tillë që të evidentohet një motiv mjaft i përdorur në veprat e Kafkës: marrëdhënia e njeriut me autoritetin. Frika përballë autoritetit ia rrudh guximin njeriut dhe e bën atë të shfaqet i nënshtruar, i bindur. Po ashtu, ky tregim përvijon modelin e njeriut modern - pa iniciativë dhe i pazoti për të marrë përgjegjësi mbi vete, plot dilema dhe i zhgënjyer - që e lëshon veten në rrjedhën e fatit, pa guxuar ta ndryshojë; njeriut që shkon drejt fundit pa e kuptuar asnjëherë arsyen e privimit nga të drejtat e tij.Alegoria e sistemeve autoritarePërgjithësisht, tregimi “Para ligjit” është parë si një alegori për sistemet burokratike dhe mënyrat se si autoriteti ushtron pushtetin simbolik mbi qytetarët e tij. Në një plan më të ANALIZË E VEPRËSPara ligjitPara ligjit, Lluis HortalàLetërsi 49

