Page 52 - Demo
P. 52
gjerë, tregimi mund të lexohet edhe si një kritikë mbi idenë e drejtësisë dhe vetë ligjit, të cilin Kafka e portretizon si një ideal të paarritshëm.PersonazhetPersonazhi i tregimit, i identifikuar si fshatari, dëshiron të hyjë te ndërtesa e ligjit, por pengohet nga rojtari. Ai nuk ia thotë arsyen pse nuk lejohet, por as fshatari nuk kërkon ta dijë. Ai thjesht bindet, tërhiqet dhe pret kohën kur rojtari do t’i hapë rrugë. Por ajo kohë nuk vjen kurrë. Fshatarit i mungon guximi për të vepruar. Ai nuk këmbëngul asnjëherë të dijë pse tani nuk i lejohet. Madje ai nuk këmbëngul as të provojë ta kalojë portën, ndonëse rojtari e sfidon: “Meqë po të josh kaq shumë, provoje njëherë të hysh, megjithëse unë të ndaloj”. Përballë sfidës së autoritetit nxjerr kokën frika, pafuqia, ndjesia e gabimit, ndaj “ai vendos më mirë që të presë, derisa t’i japin leje të hyjë”. Kështu, ai e kalon pjesën tjetër të jetës duke pritur për lejen, që nuk i jepet kurrë. Përpjekjet e tij kufizohen vetëm te lutjet që i drejton rojtarit, i cili me pengesën që bën, e shfaq më të qartë përmasën e nënshtrimit dhe frikës që karakterizon fshatarin.Mungesa e emrave individualizues i bën personazhet të qëndrojnë vetëm si funksione të qëllimeve të tyre. Dhe, si të tilla, ato vihen përkundër njëri-tjetrit në raport me motivin për të cilin ekzistojnë: fshatari kufizohet në personifikimin e një dëshire - dëshirës për të njohur Ligjin; rojtari është kufizuar në funksionin e pengesës së qëllimit të fshatarit; ndërsa motivi, identiteti i Ligjit, mbetet i fshehur. Secili prej tyre, në fakt, është një simbol i caktuar, i hapur për interpretime të ndryshme.Elemente të rrëfimitTregimi rrëfehet në kohën e tashme nga një narrator omnishent (i gjithëdijshëm). Frazat dhe veprimet jepen aq të qarta, sa lexuesit i krijojnë iluzionin se e ka rrokur kuptimin e tekstit. Por prania e alegorisë i kujton se poshtë sipërfaqes së tekstit, fshihet një kuptim tjetër. Madje, ky tekst mund të ketë shumë mundësi interpretimi, falë përdorimit të simboleve.Para ligjit, Kayla Leung50 Letërsi

