Page 54 - Demo
P. 54
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në hyrje të tregimit njihemi me një rojtar dhe një fshatar. Si është marrëdhënia mes tyre? Ju si lexues, si e kuptoni lidhjen e kësaj marrëdhënieje me vetë ligjin? 2. Rojtari në fillim e pret me buzëqeshje fshatarin dhe pastaj e grish ta provojë të hyjë te ligji. Si e kuptoni këtë sjellje të rojtarit? Si lidhet ajo me nëntekstin që kërkon të përcjellë fjala e rojtarit? 3. Vërejmë disa luhatje te mendimet e fshatarit para se të përpiqet të hyjë te ligji. Çfarë mendonte ai përpara? Pse ndryshon mendim?4. Fshatari i ofrohet me ryshfete rojtarit. Rojtari i pranon, e megjithatë nuk e lejon fshatarin të hyjë brenda ligjit. Lexoni në tekst fragmentin dhe tregoni si i keni kuptuar ju arsyet e kësaj sjelljeje. 5. Ndonëse dy personazhet qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, vihet re një ndjenjë e përgjithshme vetmie dhe pothuajse mungesë komunikimi. Ilustrojeni me situata të caktuara nga teksti dhe argumentoni arsyet.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Teksti është i ndërtuar mbi fjalinë e shkurtër (më së shumti) dhe tonet e ftohta. Identifikoni disa prej tyre. Analizoni se si lidhet kjo formë ndërtimi me qëllimin e autorit. A është kjo një zgjedhje për të mos e ndikuar lexuesin?7. Krahas fjalisë së shkurtër, në tekst vihen re fjali që karakterizohen nga mosprania e gjymtyrëve kryesore, pra fjali eliptike. Si ndikon ky ndërtim në tekstin e nënkuptuar? A e ndihmon ai lexuesin në procesin e të kuptuarit? Po në koherencën e tekstit, si ndikon kjo gjë? 8. Në këtë tregim ndihet fort prania e paradoksit, absurdit dhe ironisë. Merrni në analizë disa prej situatave ku janë të pranishme këto elemente. Analizojini ato duke shpjeguar si ndihmojnë në procesin e të kuptuarit të mesazhit. 9. Ky tekst është ndërtuar përgjithësisht sipas modelit të parabolës. Duke iu referuar elementeve tekstuale që e afrojnë atë me parabolën (të cilat i kemi renditur në teori), evidentojini ato nëpërmjet të dhënave nga teksti. Çfarë ka të veçantë teksti i Kafkës nga forma e parabolave klasike? 10. Fabula rrëfehet nga një narrator i gjithëdijshëm. Rrëfyesi sjell të dhëna të plota e të sakta për rojtarin, fshatarin dhe vetë ligjin. Kthehuni në tekst dhe identifikojini ato. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Fabula e tregimit ka një nëntekst të fortë, i cili zë fill te simbolika e disa elementeve bazë të tij: ligji, rojtari, porta. Ndaluni te kuptimet e para të këtyre fjalëve. Më pas, krahasojini ato me kuptimet e reja që marrin në tekstin e Kafkës. Në ç’raport ndodhen mes tyre kuptimet? A kanë një nivel të ri shprehësie ato? 12. Duke u përpjekur të zbulojmë simbolikën e rojtarit, të fshatarit dhe ligjit, ne prodhojmë vazhdimisht kuptime të tjera, që na i sugjerojnë këto simbolika, si p.sh.: njeriu në kërkim të lumturisë – ai kurrë nuk e arrin atë; njeriu në kërkim të Zotit – ai kurrë nuk e kupton atë etj. Përpiquni të gjeni të tjera kuptime, që ju sugjeron simbolika e njësive të mësipërme.13. Teksti ka nevojë për disa lexime. Pasi të keni bërë leximin e parë nga i cili keni përthithur kuptimin e tij, rilexojeni atë për të perceptuar nëntekstin alegorik. Shpjegoni alegorinë. Shfrytëzoni vlerën e simbolikave që analizuat në pyetjen e mëparshme. 52 Letërsi

