Page 55 - Demo
P. 55


                                    14. Fjalia: “Tekefundit, i dobësohet drita e syve dhe nuk di nëse vërtet po erret tani rreth e përqark apo nëse janë sytë e tij që e gënjejnë”, luan me shqisën e të parit. Cila ngjyrë është dominuese në të? Cilën ndjenjë përcjell ajo te lexuesi?15. Ky është një tekst i përkthyer dhe përkthyesi ka pasur vështirësi më së pari në përdorimin e fjalëve të zhveshura nga ana figurative, por me synimin për të realizuar nëntekstin. Si mendoni ju, a ia ka arritur këtij qëllimi përkthyesi? Nga teksti te përdorimi 16. Lexoni fjalinë: “Meqë porta për te ligji rri si gjithmonë e hapur dhe rojtari bën mënjanë, tjetri përkulet për të parë brenda, përmes portës”. Në këtë fjali kemi një përdorim të tillë të gjuhës, e cila realizon jo vetëm disa veprime (palëvizjen e portës, lëvizjen e rojtarit dhe fshatarit), por ndihmon edhe për të kuptuar marrëdhënien mes tyre. Evidentoni cilat mjete gjuhësore janë përdorur për të realizuar këtë. 17. Kur fshatari kërkon të dijë nëse do të lejohet të hyjë më vonë, rrëfyesi preferon të përdorë fjalitë mungesore: “mundet” , “por jo tani”. Si e kuptoni ju këtë përdorim në këtë kontekst? Po përgjigjen në tërësi? 18. Në tregim përdoren fjali të tilla që vetëm brenda kontekstit u del kuptimi, për shembull, shprehja e thënë nga rojtari: “Po i pranoj vetëm që mos të të ngelë peng ndonjë gjë”. Nëse nuk do të ishte alegoria, kjo thënie mund të interpretohej edhe si një mjet korruptimi. Por konteksti e shmang këtë. Shpjegoni si kontekstualizohet kjo thënie në përputhje me qëllimin e rojtarit. 19. Rojtari përshkruhet “... me qyrkun e tij, hundën e madhe me majuc, mjekrën e gjatë, të hollë e të zezë prej tartari”. Mbiemrat nuk marrin vlerën e epitetit, sepse nuk kanë ngarkesë emocionale. E megjithatë, në imazhin e lexuesit, rojtari vjen i egër dhe i ftohtë. Në ç’mënyrë e fitojnë këtë shprehësi mbiemrat në imagjinatën e lexuesit? A ndikon konteksti në të?20. Tregimi mbyllet me fjalinë: “Po këtu nuk mund të hynte askush tjetër, pasi kjo hyrje ishte e caktuar vetëm për ty. Tani po shkoj që ta mbyll”. Përcaktoni nënshtresimet kuptimore që sjell kjo frazë. Lidheni me mesazhin e tregimit.Nga teksti te reflektimi21. Tregimi “Para ligjit” përfaqëson autoritetin e pushtetit burokratik. Si e gjykoni ju peshën e këtij pushteti mbi individin? A vlen kjo edhe për ditët e sotme?22. Kur fshatari shfaq interes për ligjin, rojtari i thotë: “Vetëm ki parasysh: unë jam i fuqishëm. Dhe unë jam veç rojtari i shkallës më të ulët”. Kjo tregon se sistemi burokratik ka hierarkinë e tij. Si e kuptoni ju marrëdhënien e individit me hallkat e sistemit? Argumentoni përgjigjen tuaj. 23. Sjellja e fshatarit para ligjit tregon gjendjen e frikësuar të individit para autoritetit të sistemit burokratik. Nga e ka burimin kjo frikë? Mendoni se ka sisteme ku kjo frikë nuk ekziston? Pse?24. Tregimi ofron edhe modelin e njeriut “modern”, por pa veprim, pa zotësi. Mendoni se edhe në kohët tona këto modele vijojnë të ekzistojnë? Si e ushqen sistemi ekzistencën e tyre?25. Kafka është një nga autorët që e trajtoi deri në qelizë dëmin që i bën individit sistemi burokratik. Sa bashkëkohor është ky shqetësim i Kafkës? Sillni shembuj nga jeta për të argumentuar përgjigjen tuaj. Nga teksti te të shkruarit26. Shkruani një ese argumentuese, nisur nga kjo shprehje: “Po këtu nuk mund të hynte askush tjetër, pasi kjo hyrje ishte e caktuar vetëm për ty. Tani po shkoj që ta mbyll”. Letërsi 53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59