Page 56 - Demo
P. 56
Lidhja e tregimit “Para ligjit” me romanin “Procesi”Tregimin “Para ligjit” Kafka e përfshiu në kapitullin IX të romanit “Procesi”, por duke ia theksuar edhe më tepër natyrën e parabolës. Si tregimi, ashtu edhe romani, shtrojnë pyetje rreth natyrës së ligjit dhe pështjellimit të shkaktuar nga tërësia e rregullave të fshehta e të çuditshme, që e bëjnë të pamundur qasjen e individit ndaj Ligjit dhe proceseve ligjore. Të dyja këto vepra kanë në thelb kritikën ndaj një sistemi gjyqësor të padepërtueshëm dhe, po ashtu, ndaj paaftësisë së njeriut për të vepruar, për të kundërshtuar pengesat. Personazhi kryesor i “Procesit”, Jozef K., arrestohet papritur për një krim të paspecifikuar dhe e kalon pjesën tjetër të historisë duke u përpjekur të zbulojë se cili ishte krimi i tij dhe si të mbrohej. Në një moment, teksa ndodhet në Katedrale (që siç thamë, është edhe titulli i kapitullit), personazhi dëgjon nga prifti një parabolë dhe përfshihet në interpretimin e kuptimit të saj, duke u nisur nga pozicioni në të cilin ai ndodhet, që duket se është i ngjashëm me atë të personazhit të parabolës. Ajo parabolë është pikërisht tregimi “Para ligjit”. Dhe është një alegori e jetës së vetë Jozef K.-së. Në thelb, fshatari dhe Jozef K.-ja janë njësoj; i vetmi ndryshim është mënyra se si vdesin në fund: fshatari vdes në pleqëri, duke pritur të kalojë portën e të njohë Ligjin, ndërsa Jozef K.-ja vritet teksa pret të njihet me fajin që ka bërë. Por pak rëndësi ka fundi. Situatat e tyre janë njësoj. Imazhi i zhgënjimit dhe i mungesës së shpresës është i dukshëm. Të dyja krijimet i përshkon pafuqia përballë autoritetit. Kauza e fshatarit është e humbur që në fillim, njësoj si ajo e Jozef K.-së. Asnjëri nuk vepron për të kundërshtuar gjendjen në të cilën ndodhen.ILUSTRIM LETRARF. KafkaNë KatedraleNë lidhje me gjyqin. Ka një parabolë, e cila flet për këtë gënjim: Na ishte një rojë, që rrinte e ruante para Ligjit. Vjen një burrë nga fshati dhe kërkon të hyjë brenda. Roja i thotë: jo. Njeriu mendohet pak dhe e pyet nëse mund të hyjë më vonë. “Mundet, – iu përgjigj roja, – po tani për tani, jo...” Dera që të çon te ligji është e hapur, roja tërhiqet në një anë dhe burri hedh sytë brenda. Roja e sheh dhe ia plas gazit. “Po deshe futu brenda, pavarësisht se të thashë që është e ndaluar. Vetëm hap sytë: unë jam i fortë, por jam i fundit për nga fuqia. Përpara çdo salle është nga një rojë, njeri më i fuqishëm se tjetri, madje nga i treti e lart, as unë nuk u bëj dot ballë”. Burri nuk priste që të kishte kaq vështirësi. Ligji, mendon ai, duhet të jetë i hapur për të gjithë dhe vazhdimisht. Po kur pa rojën e mbështjellë me pallto gëzofi, hundëgjatë, mjekrën po ashtu të gjatë e të prerë tatarçe, vendosi të presë derisa të merrte leje për të hyrë. Roja i jep një stol dhe ai zë vend pranë derës. Atje qëndron me vite. Bën përpjekje për të hyrë dhe e lodh rojën me kërkesat e pafundme. Roja e mundon me pyetje të gjata dhe i kërkon të dhëna për atdheun e tij, çfarë zakonesh kanë, si jetojnë atje zotërinjtë e lartë. Më në fund, i thotë se nuk mund ta lejojë që të hyjë brenda. Burri që e kishte parashikuar se udhëtimi mund të zgjaste, kishte marrë me vete gjithçka duhej dhe i fal rojës Përmendorja e Franc Kafkës në Pragë.54 Letërsi

