Page 57 - Demo
P. 57
gjërat më me vlerë që ai ta linte të hynte brenda. Ky ia merr e i thotë: “Po i pranoj vetëm që ti të mos thuash se nuk i ke provuar të gjitha mënyrat”. Gjatë atyre viteve ai rri e vrojton rojën. (….)(….)Është plakur shumë dhe nuk e dallon më nëse është ditë apo natë (…….). Nuk mund të çohet, po i bën me shenjë rojës që të afrohet. Ai vjen dhe detyrohet të përkulet shumë, sepse tjetri ka mbetur një grusht njeri. “Çfarë kërkon të dish? – e pyeti roja. Prapë ke gjëra që dëshiron të marrësh vesh? Fol”. Njeriu i thotë: “Të gjithë njerëzit duan të futen te ligji. Po si shpjegohet që unë kam shumë vite këtu dhe s’kam parë njeri që të ketë kërkuar të hyjë?” Roja e vë re se njeriu është nga fundi dhe, duke e ditur se është rënduar nga veshët, i thërret: “Askush tjetër nuk mund të hynte këtu, sepse kjo hyrje ishte caktuar vetëm për ty. Tani s’jam më i nevojshëm. Po shkoj ta mbyll.” – Atëherë del se roja e kishte gënjyer atë njeri, – tha K., që e kishte ndjekur me interes tregimin. – Mos u ngut, – ia bëri prifti, – mos e prano mendimin e tjetrit pa e gjykuar më parë me kujdes. Unë ta tregova historinë sipas tekstit origjinal. Aty nuk thuhet gjë për mashtrim.– Kjo nuk mund të mohohet. Roja ia tha ato fjalë, kur pa se njeriu nuk kishte më mundësi të kapërcente derën. – Atë nuk e kishin pyetur më parë. Mos harro se ai ishte vetëm rojë dhe, si i tillë, kryente detyrën e tij. – Pse thua që ai kryente detyrën? – pyeti K. – Unë mendoj ndryshe. Detyra e tij ishte të dëbonte që andej të huajt dhe duhej ta kishte lënë të hynte atë njeri, sepse ajo ishte dera e tij. – Ti nuk po i përmbahesh tekstit, – vërejti kleriku. – Po e ndryshon. Te historia përmenden dy pohime të rëndësishme të rojës lidhur me hyrjen brenda: një në fillim e një në fund. I pari thotë: “Tani nuk mund të të lë të hysh”; i dyti: “Kjo hyrje ishte e caktuar vetëm për ty”. Sikur këto pohime të kundërshtonin njëritjetrin, do të kishe të drejtë se roja kishte gënjyer. Po këtu nuk ka kundërthënie. Përkundrazi. Kumtimi i parë lidhet me të dytin; madje mund të thuhet se roja i kapërcen kompetencat kur i tha se mund të hynte më vonë, ndërkohë që ai duhej t’i thoshte se nuk mund të hysh dhe kaq. Shumë komentues habiten se si roja bëri atë aludim, pasi ishte njeri i saktë dhe e kryente besnikërisht detyrën. Ai qëndroi aty shumë vite dhe vetëm në fund e mbylli derën. Ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e asaj detyre, sepse thotë: “Jam i fuqishëm”. Por respekton edhe hierarkinë, sepse thotë: “Jam roja i fundit për nga fuqia”. Nuk është llafazan dhe nuk flet kot. Vetëm në të rrallë bën ndonjë pyetje pa rëndësi, siç thotë teksti. Nuk është njeri që korruptohet, pasi edhe kur pranonte ndonjë dhuratë, e bënte që të qetësonte tjetrin. Roja as mërzitet, as zemërohet; aty thuhet se njeriu e ka lodhur rojën me kërkesat e tij të pafundme. Të mos harrojmë edhe paraqitjen e tij të jashtme. Ajo zbulon një karakter pedant, me atë hundë të madhe majuce, me atë mjekër të gjatë tartare, me qime të zeza e të rralla. Ku të gjesh rojë më të lidhur me detyrën e tij?! Mirëpo te roja shfaqen edhe disa shenja në favor të atij që kërkon të hyjë brenda dhe, duke aluduar për një mundësi të tillë në të ardhmen, ai ka kaluar kompetencat e tij. Përktheu: Gj. VlashiLetërsi 55

