Page 58 - Demo
P. 58


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Krahasoni tregimin “Para ligjit” me përmbledhjen që i është bërë atij në këtë fragment. Evidentoni detajet e munguara. A ju ndikojnë ato në kuptimin e tekstit pasardhës? Pse?2. Dialogu i priftit me Jozef K.-në duket si një gjëegjëzë. Si e kuptoni ju këtë dialogim? A kuptohet që prifti po kërkon të japë një tjetër version nga mendimi i Jozef K.-së? Ilustroni përgjigjen tuaj me të dhëna nga teksti. 3. Si vepron Jozef K.-ja para fjalës së priftit? Po fshatari para fjalës së rojtarit? Krahasoni dy mënyrat e tyre të sjelljes dhe vëreni nëse ka diferenca. 4. Jozef K.-ja mban anën e fshatarit, duke ngulmuar se ai është “i gënjyeri”. Çfarë e shtyn Jozef K.-në të mendojë kështu? Cilat janë qëndrimet e tjera të tij në favor të fshatarit?5. Si e perceptoni ju marrëdhënien e priftit me Jozef K.-në? Si e kuptoni synimin e fjalës së priftit? A ju krijon analogji qëndrime me të tjera apo fjalime? Nga teksti tek analiza e ndërtimit 6. Në këtë fragment kemi një tekst të përfshirë brenda një teksti tjetër. Flisni për mënyrën e ndërtimit të të dyja teksteve. Evidentoni specifikat e zhanrit të secilit.7. Në këtë rimarrje, ajo çka ka ndryshuar cilësisht nga teksti i parë tek i dyti është rrëfimtari. Nëse teksti i parë ka një rrëfimtar të jashtëm, të ftohtë, i dyti ka një rrëfimtar konkret, i cili nuk është në të njëjtin status si rrëfimtari i parë. Tregoni se ku dallojnë dy rrëfimtarët. 8. Nga ana ndërtimore, teksti i parë është një motiv për tekstin e dytë. Argumentoni këtë fakt, duke u nisur nga motivimet e dy teksteve.9. Në ndërtimin e këtij teksti vëmë re ndërthurjen e alternuar të dy ligjëratave: e zhdrejta, dialogimi (ligjëratë e drejtë) dhe përsëri ligjërata e zhdrejtë. Kthejeni këtë fragment në tekst dramatik: një nxënës të interpretojë priftin e një tjetër, Jozef K-në. Dëgjojeni para klasës dialogimin. Si vijnë ligjërimet? A kanë të njëjtin intonacion? A varet intonacioni nga mënyra e komunikimit mes personazheve? Po nga përmbajtja? 10. Monologu i fundit i priftit është ndërtuar mbi analiza logjike. Ky monolog ka formën e parabolës së vetë tregimit “Para ligjit”; pra: përqendrohet te fabula; tek alegoria, tek interpretimi analogjik i ngjarjes, te mungesa e emrave identifikues, te mjedisi i zhveshur. Kthehuni në tekst dhe evidentoni këto elemente të parabolës. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Thamë që fabula e tregimit “Para ligjit” ka një nëntekst të fortë, i cili zë fill te simbolika e disa elementeve bazë të tij: ligji, rojtari, porta. Krahasojeni këtë nëntekst me nëntekstin e tregimit të dytë, duke u ndalur te të tjera elemente: prifti, Jozef K. Mbani në vëmendje sugjerimet dhe interpretimet që i bën Jozef K.-ja situatës së fshatarit. 12. Fragmenti nis me fjalinë: “Në lidhje me gjyqin”. Pasi ta keni lexuar veprën, analizoni se çfarë kuptimi të ri merr grupi në lidhje me. Mbështeteni mendimin tuaj tek ecuria e ngjarjeve deri në momentin e gjyqit. Si arrin ky mjet lidhës të integrojë tregimin “Para ligjit” me vetë gjyqin?13. Në këtë fragment, personazhi ka emrin dhe vetëm një shkronjë identifikuese për mbiemër. Çfarë vlere konkretizuese merr kjo germë? A kthehet ajo në simbol? Pse? A gjeni pika takimi me vetë autorin e veprës? Argumentoni përgjigjen tuaj me të dhëna biografike të autorit.56 Letërsi
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62