Page 59 - Demo
P. 59
14. Nga mënyra se si e tregon prifti ngjarjen, shumë fjalë marrin kuptim tjetër. Thoni si realizohet kjo.15. Interpretoni kuptimin ironik që merr shprehja: “Unë ta tregova historinë sipas tekstit origjinal. Aty nuk thuhet gjë për mashtrim”.Nga teksti te gjuha në përdorim16. Në interpretimin që i bën parabolës së tregimit, prifti flet me gjuhën e njeriut të fesë apo me atë të burokratit të sistemit gjyqësor? Argumentoni përgjigjen, duke iu referuar ligjërimit të priftit.17. Në dialogimin me priftin, autori shprehet se K. e kishte ndjekur me interes tregimin. Ndaluni te rrethanori i mënyrës. Ai merr një tjetër kuptim në këtë kontekst. Me çfarë lidhet interesi i tij? Lidheni këtë me funksionin e rrethanorit të mënyrës në gjuhën shqipe. A shfrytëzon prifti këtë mënyrë të dëgjuari? Si e shfrytëzon?18. Në analizën e tij, prifti argumenton ekzistencën e dy kumteve në thënien e rojtarit: I pari thotë:“Tani nuk mund të të lë të hysh”; i dyti: “Kjo hyrje ishte e caktuar vetëm për ty”. Sipas priftit, këto dy kumte lidhen me njëri-tjetrin. Kthehuni në tekst dhe rilexoni frazën që po analizojmë. Shpjegoni se cilat janë dy kumtet dhe si qëndrojnë ato përballë njëri-tjetrit. 19. Prifti i bën një përshkrim rojës me të gjitha cilësitë e tij morale, të cilat i nxjerr nga tregimi i parë. Teksti i parë këto nuk i ka të dukshme, por të kuptueshme. Si është bërë e mundur kjo? Si qëndrojnë dy ligjërimet përballë njëri-tjetrit në këtë këndvështrim? Cila aftësi e gjuhës në përdorim të ndihmon në secilin rast? 20. Në tekstin e parë përkthyesi ka përdorur gjithë aftësitë e shqipes për ta dhënë idenë të nënkuptuar. Po në analizën e fjalës së priftit, cilat aftësi të gjuhës shqipe ka përdorur përkthyesi?Nga teksti te reflektimi21. Lexoni romanin “Procesi” dhe evidentoni ngjashmëritë e Jozef K.-së me personazhin e tregimit “Para ligjit”. A është historia e fshatarit e projektuar në atë të Jozef K.-së? Argumentoni përgjigjen, duke u mbështetur te të dyja veprat.22. A është e njëjtë pesha e pushtetit burokratik në të dyja rastet? Ilustroni përgjigjen.23. Thuhet se parabola që Jozef K.-ja dëgjon nga prifti është një lloj alegorie e jetës së tij, a e lexoni edhe ju si të tillë?24. Romani “Procesi” dhe tregimi “Para ligjit” janë një akuzë ndaj sistemit dhunues e të padepërtueshëm gjyqësor në shoqërinë moderne. Cilat janë problematikat e tjera që vë në dukje romani dhe tregimi? Evidentoni disa prej tyre.25. A ju duket se romani “Procesi” dhe tregimi “Para ligjit” i kanë projeksionet e tyre edhe në ditët e sotme? Diskutoni në klasë. Nga teksti te të shkruaritLexoni më poshtë gjykimin e Albert Kamysë për Kafkën. Krijoni një almanak, ku të përfshini punimet tuaja reflektuese mbi këtë temë. “I gjithë arti i Kafkës është ta detyrojë lexuesin ta rilexojë. Zgjidhjet e tij ose mungesa e zgjidhjeve sugjerojnë shpjegime, por që nuk zbulohen qartë dhe që kanë nevojë për t’u dukur të bazuara, që historia të lexohet nga një kënd i ri. Ndonjëherë ka një mundësi të dyfishtë interpretimi, nga ku rrjedh domosdoshmëria e dy mënyrave të të lexuarit. Këtë gjë kërkonte autori”. (Albert Kamy, “Shpresa dhe absurdi në veprën e Kafkës”)Letërsi 57

