Page 6 - Demo
P. 6


                                    ● Verifikoni njohuritë (në të cilën synohet aftësimi në të lexuar, në të dëgjuar dhe në të kuptuarit e njohurive të dhëna në materialin teorik);● Ushtrohuni përmes tekstit (e cila parashikon shkathtësimin nga ana praktike, nëpërmjet ushtrimeve që kanë lidhje me analizat e teksteve të llojeve të ndryshme);● Sfida e të shkruarit (kjo rubrikë është lënë më e lirshme në varësi edhe të mundësive që ofron teksti dhe parashikon sprova që lidhen me të shkruarin. Rubrika është në vijim të asaj paraprijëse dhe e konkretizon edhe formalisht atë).Për sa i përket trajtimit të teksteve letrare, janë parashikuar dy aparate pedagogjike. Njëri ka lidhje me elementet teorike të dhëna dhe është i ngjashëm me atë që paraqitet në tekstet e gjuhës (studim teksti, verifikoni njohuritë, ushtroni mendimin kritik dhe, me raste, sfida e të shkruarit).I vetmi ndryshim është rubrika Ushtroni mendimin kritik (në të cilën synohet që nxënësi të aftësohet në lidhje me të menduarin kritik, përmes punës individuale, punës në grup, hulumtimit, vëzhgimit dhe reflektimit të fenomeneve e proceseve, duke nxitur njëkohësisht të folurit publik, debatin mbi bazë argumentesh etj.).Në lidhje me analizat e teksteve letrare, është aplikuar një aparat që u përshtatet plotësisht kërkesave të programit, të cilat e perceptojnë analizën e teksteve të llojeve të ndryshme (pra, edhe të tekstit letrar) si analizë stilistike, gjuhësie teksti apo si analizë kritike diskursi, analiza të cilat u mungojnë teksteve tona të nivelit parauniversitar.Nën një emërtim sërish të njëjtë me atë të aparatit të tekstit gjuhësor “Studim teksti”, janë parashikuar këto rubrika:● Nga teksti te kuptimi (nëpërmjet të cilës synohet nxitja e aftësimi i njohurive që kanë të bëjnë më të dëgjuarit, të lexuarit dhe të kuptuarit);● Nga teksti tek analiza e ndërtimit (që ka të bëjë përgjithësisht me identifikimin e strukturës kompozicionale të një fragmenti, koherencës së saj dhe strukturave specifike stilistike që dallohen gjerësisht në të);● Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës (nëpërmjet së cilës synohet që nxënësi të shkathtësohet në lidhje me identifikimin e vlerave të fjalës si njësi e ndërtimit të kohezionit të tekstit, pra jo vetëm në kuadrin e pasurisë leksikore të saj, po si njësi ndërtuese e elementeve stilistike, figuracionit etj.);● Nga teksti te përdorimi (nëpërmjet së cilës synohet të identifikohet vlera reale e përdorimit të njësisë, fjalës në strukturë, në përdorim, pra funksioni stilistik i saj dhe vlerat konotative që merr ajo);● Nga teksti te reflektimi (nëpërmjet së cilës synohet nxitja e të menduarit kritik, debatit, reflektimit në lidhje me çështje që trajtohen në tekst, po edhe të çështjeve të tjera që lidhen me rrethanat jetësore të qenies);● Nga teksti te të shkruarit (nëpërmjet së cilës synohet nxitja e aftësive krijuese të nxënësit, pa iu imponuar, por duke e drejtuar nëpërmjet analizës së dhënë nga rubrikat paraprijëse, madje në raste të caktuara duke e stimuluar edhe në imitimin e teknikave kompozicionale të autorëve të veprave të ndryshme).Duhet të theksojmë se në raste të caktuara, veçanërisht në disa mësime gjuhe, nuk është respektuar skema strikte e aparatit pedagogjik, pasi janë konceptuar si orë ushtrimesh.4 Gjuhë
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10