Page 60 - Demo
P. 60
GjuhëKeni mësuar se fjala është një shenjë. Ajo shenjon një imazh të caktuar, i cili herë pas here përcjell ndjesi të caktuara. Në këtë kontekst, gjuha si mjet komunikimi, përbëhet nga sistemi i shenjave. Si e tillë, ajo shfaqet me rrafshe të ndryshme: morfologjike, sintaksore, leksikore dhe fonetike etj. Këto kategori janë të lidhura në shkallë të ndryshme me njëra-tjetrën. Lidhja e ngushtë mes këtyre rrafsheve dhe njësive përbërëse të tyre, shenjave të niveleve të ndryshme, kushtëzohet nga lloji i tekstit ku përdoret edhe marrësi i tij. Le të vlerësojmë ndryshimet mes tyre. Një lexues i zakonshëm, i cili ka pak përvojë leximi, kur ndodhet përballë një teksti arrin të përcaktojë nëse ka të bëjë me një poezi apo me një artikull ekonomik, me një manual motori apo me një tregim. Për ta përmbledhur, ky lexues arrin të dallojë një tekst letrar nga një tekst joletrar. Për ta bërë këtë dallim, lexuesi nuk mbështet vetëm te përmbajtja e tekstit në fjalë. Brenda një teksti gjallojnë shumë elemente, shenja gjuhësore, të cilat i përkasin sa një teksti letrar, aq edhe atij joletrar. Ky dallim varet nga qëllimi i shkrimit të tekstit, dhe reflektohet edhe në mënyrën si organizohen shenjat gjuhësorë të niveleve të ndryshme, në raport me rendin leksikor, morfologjik dhe sintaksor të fjalëve në fjali. P.sh. përshkrimin e një qyteti e gjejmë si në një vepër letrare, ashtu edhe në një guidë turistike. Por nëse reflektojmë mbi dy tekstet, do të dallojmë që strukturat leksikologjike, sintaksore dhe ato morfologjike reflektojnë dy tipologji të ndryshme shkrimi. Teksti letrar mund ta ndryshojë rendin leksikor, sintaksor dhe atë morfologjik në funksion të qëllimit të ndërtimit të një imazhi të caktuar estetik, ndërsa teksti joletrar ka natyrë objektive në respektim të normës letrare. Po ashtu, edhe përmbajtja semantike e fjalës në tekstin letrar zhvendoset nga kuptimi i parë drejt konotacionit (shprehësisë), ndërsa teksti joletrar është më i ngurtë ndaj kësaj zhvendosjeje, për shkak të karakterit objektiv që ai bart.Shembuj analizePranvera është një nga stinët e vitit dhe vjen pas dimrit. Pranvera fillon midis datave 20 dhe 21 mars në hemisferën veriore dhe midis datave 22 dhe 24 shtator në hemisferën jugore. Në këtë periudhë të vitit, ditët fillojnë të jenë më të gjata se netët. Në pranverë, temperaturat janë më të ngrohta se gjatë dimrit. Kjo stinë karakterizohet nga fakti që bimët fillojnë të lulëzojnë dhe lindin shumë nga pasardhësit e kafshëve të ndryshme. Fillimi i pranverës mund të jetë astronomik, d.m.th. sipas pozicionit të tokës ndaj diellit, ose fenologjik d.m.th. sipas zhvillimit të bimëve. Sipas astronomisë, pranvera fillon kur në fundin e dimrit nata dhe dita barazohen. Sipasfenologjisë, pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Në vendet e hemisferës veriore, kjo fillon zakonisht në muajt mars, prill dhe maj, kurse në hemisferën jugore në muajt shtator, tetor dhe nëntor.Në meteorologji, pranvera fillon gjithmonë më 1 mars. Enciklopedia për të rinjRendi leksikor, morfologjik dhe sintaksor i teksteve158 Gjuhë

