Page 61 - Demo
P. 61


                                    Në tekstin e dytë, fjala merr vlerë të madhe shprehëse. Kontakti juaj i parë me tekstin është përmasa vendore poshtë dhe lart. Perceptimi i kësaj përmase realizohet me anë të antonimeve, që shërbejnë për të nisur një peizazh, i cili duket sikur do të burojë nga antiteza. Të dyja fjalitë ku gjenden antonimet, në dukje bashkërendisin mendimin (sintaksa, marrëdhënie bashkërenditëse), sepse mund të bashkohen me lidhëzën dhe, por në fakt qëndrojnë në opozitë kuptimore (semantika), sepse fjalia e dytë jep zanafillën e qëllimit të rrëfyesit për të ngacmuar kënaqësi shpirtërore dhe qetësi fizike te lexuesi, atë që ndien njeriu kur është në malet e Drimonës, në një pranverë të vonë. Antonimia, siç e thamë, ka dy përbërësit poshtë-lart. Nga këto dy shenja, vetëm njëri zgjerohet: shenjuesi lart. Gramatikisht dy fjalitë (Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera- Lart në male ishte ende pranverë dhe jo pranverë dokudo) bashkërendojnë thëniet nga ana sintaksore, pra mund të funksionojnë si fjali me bashkërenditje, por kuptimisht ato krijojnë antonimi: Imazhi që realizon fjalia e parë është një imazh i butë, i ëmbël, ku detaji Drimonë, ngacmon një seri lidhjesh mendore, që depërtojnë në arsyen e lexuesit. 21. Regjistri i tekstit të parë është formal. Këtë e tregojnë fjalitë e thjeshta dhe përdorimi i fjalëve në kuptimin e tyre të parë. 2. Mungojnë fjalët e figurshme dhe fjalitë kanë respektuar rendin sintaksor të gjuhës shqipe. 3. Norma drejtshkrimore, gramatikore dhe leksikore është e përdorur me përpikëri, që do të thotë se janë respektuar Rregullat e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, pra standardi. 4. Leksiku i përdorur i përket fjalorit profesional. 5. Informacionet ndjekin një rend logjik në koherencë. Evidentoni në tekst karakteristikat e tekstit joletrar. Mos harrojmë që antiteza ka në bazë antoniminë ose kontrastin antonimik.Çfarë imazhi ndërton në vetëdijen e lexuesit fusha semantike e toponimit Drimonë? Cilat shqisa marrin pjesë nëtablonë që ndërtohet nëpërfytyrimin e lexuesit dhe çfarëndjesish përcjell ky imazh? Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera; lart në male ishte ende pranverë dhe jo pranverë dokudo. Pranverë bujëmadhe. Shkrinte akulli dhe dëbora e përhime, e ngjeshur dimrit shtrat mbi shtrat në rrembat e fellëtirat, buçisnin rrëketë e përrenjtë, gurgullonin kronjtë begatorë. Harlisej bari i ri shumë i hollë dhe bleronin drurët e shkurret të veshura me gjeth të brishtë, gati të tejpashëm. Aty-këtu zbardhte, skuqte a zverdhte ndonjë pemë e ngarkuar me lule. Ajri ishte i fortë sa ta prisje me thikë, plot amëza aguliçesh, vjollcash dhe stolish të tjera pranverore.M. KuteliGjuhë 59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65