Page 62 - Demo
P. 62
Le të shohim se cilat imazhe dhe ndjesi synon të përmbushë fjalia e dytë, e cila në fakt i hap rrugë pjesës së dytë të fragmentit. Fjala pranverë është një shenjë; shenjon njё nga stinët e vitit; ka një mision të cilin nuk mund ta përmbushë krejt e vetme: duhet të ngacmojë te lexuesi ndjesitë që sjell stina e pranverës. Për të realizuar këtë mision, i duhen të tjera shenja, me të cilat të aktivizojë imazhe që ekzistojnë në vetëdijen e lexuesit, por edhe t’i bëjë bashkë ato. Në hapësirën mendore të nxënësit, termi pranverë vjen me një seri ngacmuesish: rrethanorë ose jo; konkretë ose jo; objektivë ose jo. Pranvera e zakonshme është dalja nga dimri, një rrobë më pak – lehtësi; aroma e luleve, kënga e zogjve, diell më shumë, dritë më shumë, ekuinoks etj. Në pavarësi të plotë nga tërësia e imazheve dhe ndjesive që flenë në vetëdijen e lexuesit, teksti shfaq tjetër hapësirë dinamike, të vrullshme dhe pasionante, nisur përsëri nga një antonimi kontekstuale-dokudo/bujëmadhe, por këtë herë më të plotë: rimarrja e shenjës, i nënshtrohet ligjësive të brendshme sintaksore. Përballë grupit pranverë dokudovendoset grupi pranverë bujëmadhe, ku shenjohen objekte të ndryshme, por me funksione të njëjta: ndajfolja dokudo është një kumt i pandryshueshëm, ndërsa mbiemri bujëmadhe ka dinamikën e lëvizjes dhe të përshtatjes, duke marrë vlerën e një epiteti metaforik. Epiteti metaforik bujëmadhe bart në kumtin e tij dy të shenjuar: bujë dhe e madhe. Mjetet e përdorura për të krijuar epitetin metaforik janë të natyrës leksikore (kuptimi i fjalëve përbërëse) dhe fjalëformuese (kompozitë). Në një tekst, mesazhi është bashkësia e mjeteve fizike (shenjave) dhe e kuptimit. Le ta shohim me kujdes këtë proces. Vlerën e parë kuptimore e bart emri bujë. Buja është një dialektizëm, që në gjuhën tonë kryesisht merr ngjyrime të variueshme nga konteksti: bëri bujë të madhe lajmi, emri i tij ka bujë, bëmat e saj bënë bujë nëpër fshat, ende i mban vlagë buja etj., por gjithmonë kumton zhurmë, fjalë, nam me përmasa të mëdha hapësinorë e kohore. Konotacionin e fjalës së re të krijuar bujëmadhe, e përcaktojnë tri mekanizma: enumeracioni, metafora dhe loja e gjuhës me shqisën pamore e dëgjimore. Foljet që krijojnë enumeracionin: shkrinte (akulli), buçisnin (rrëketë),gurgullonin (krojet), harlisej (bar), bleronin (drurët), zbardhte, skuqte, zverdhej (pema) duhen ndarë në tri grupe, sipas qëllimit të përdorimit. Në grupin e parë foljet shkrinte, buçisnin, gurgullonin, që në veshjen e tyre qoftë fonetike, qoftë kuptimore ngacmojnë shqisën e të dëgjuarit. Fonetikisht, foljet karakterizohen nga një numër i lartë bashkëtingëlloresh dhe kuptimisht shenjojnë kuptime që ngacmojnë zhurmën e secilit prej veprimeve shenjuese. Kur shqisa e të dëgjuarit nis aktivitetin e Analizoni nga ana fjalëformuese fjalët dokudo dhe bujëmadhe. Tregoni konotacionin e pjesëve të secilës. Analizoni shprehësinë që marrin fjalët e reja të formuara. Si qëndrojnë në raport me njëra-tjetrën?A ia ka arritur qëllimit të tij rrëfyesi ndërsa vendos pranë njëra-tjetrës këto fjalë?Si e perceptoni kuptimin e foljes bart në këtë kontekst analize?Çfarë marrëdhënieje kuptimore realizon mbiemri e madhe duke u vendosur mbi kumtin e parë?Ç’imazhe ju ngacmon secila prej foljeve që përmendëm? Konkretizojini imazhet me fjalë.Krijoni fusha kuptimore me emra që derivojnë kuptimisht nga secila prej foljeve.60 Gjuhë

